BREAKING NEWS

Propozimi i papritur i Silva Binos: Të mbyllim sërish fundjavat!

Propozimi i papritur i Silva Binos: Të mbyllim sërish fundjavat!
x

Lifestyle

Kohë të vështira për të përballuar furtunën “Covid”, cila është gjëja e parë që do të bënit pasi të përfundojë gjithçka? Përqafime dhe...

Kohë të vështira për të përballuar furtunën

"Gjëja e parë që do të bëni kur të mbarojë gjithçka"? Një pyetje e thjeshtë por edhe një mesazh shprese që parashikohet në pozitive, një mënyrë për të ndarë nevojat, dëshirat dhe ëndrrat e normalitetit në një moment të vështirë dhe delikat për të gjithë Italinë. Një pyetje, e publikuar në faqen e “Collisioni Festival”, festivali rok i letërsisë dhe muzikës që zhvillohet në Cuneo të Italisë, e cila ka marrë mijëra përgjigje brenda pak minutash.

"Do të shkoj të takoj prindërit, t’i përqafoj fort dhe pastaj do të dal tërë ditë shëtitje me ta”, -ishte një nga komentet.

"Një shëtitje në plazh", një "notim në det", një "akullore në park", "një kafe në bar", natyrën dhe ndarjen, një lum mendimesh dhe dëshirat autentike dhe lëvizëse.

Veprimet deri para disa javësh ishin të zakonshme, pothuajse të nënvlerësuara nga të gjithë. Një normalitet që pas kësaj periudhe emergjente përvetëson kuptime të reja.

Njerëzit duan të jenë të lirë të bëjnë dhe gjërat më banale, kanë nevojë të kenë kontakte me njerëzit, të kërcejnë, të bërtasin, të udhëtojnë.

"Do të dal në rrugë për t’i përqafuar dhe puthur të gjithë, njerëz, kafshë, makina, pemë, shufra hekuri në rrugë, gjithçka”, -ishte një tjetër koment.

Por, janë të shumtë ata që duan të përshëndetin mjekët, infermierët dhe t’i falënderojnë për punën e lodhshme dhe të vështirë me të cilën janë përballur, sepse ishin ata heronjtë e vërtetë të gjithë kësaj situate, sepse dhanë shumë, kurse liria jonë, në një farë mënyre, ishte privilegj.

Mund të jenë përgjigjet e italianëve, por në këto momente që ndodhemi në të njëjtat kushte, vlejnë për këto që ka kaluar një periudhë izolimi, edhe për ne shqiptarët.