BREAKING NEWS

“Do të nisë së shpejti”, Spartak Ngjela paralajmëron lëvizjen që do të luftojë korrupsionin politik në nivele të larta: Do jetë fundi i...

“Do të nisë së shpejti”, Spartak Ngjela
x

Lifestyle

Koronavirusi dhe aktiviteti motorik, disa mini leksione ditore që mund të bëhen në shtëpi

Koronavirusi dhe aktiviteti motorik, disa mini leksione ditore që mund

Në këto kohë pandemie, për të ruajtur shëndetin duhet të qëndrojmë vetëm brenda. Megjithatë, kjo nuk do të thotë mos të lëvizësh, përkundrazi, është më e domosdoshme se kurrë të gjesh mënyra për të vazhduar të bësh aktivitet fizik, si për të përmirësuar dhe për të ruajtur tonifikimin e muskujve dhe për të promovuar mirëqenien.

Ekspertët italianë për të vënë njerëzit në lëvizje në këto ditë të gjata të karantinës në shtëpi, publikuan disa lëvizje për t’i bërë brenda mureve të banesës, për të lëvizur edhe kur jemi të mbyllur.

Bëhet fjalë për ato bazë, për të vënë trupin në lëvizje. Ngrihet peshë një karrige, ose shishe uji, për ta përfunduar me ushtrime të thjeshta që mund të bëhen pjesë e rutina e përditshme, që do të kryhet edhe me familjen.