BREAKING NEWS

Bill Gates nxjerr kokën, kërkon që gjithë popullsia botërore të marrë vaksinën ndaj koronavirusit, cilat janë interesat e manjatit amerikan?

Bill Gates nxjerr kokën, kërkon që gjithë popullsia
x

Lifestyle

Koronavirusi/ Dy të rinj ndërmorën fushatën “Rri në shtëpi, ose...”, me një “kërcënim” për të rinjtë që ka të bëjë me argëtimin

Koronavirusi/ Dy të rinj ndërmorën fushatën “Rri

“Rri në shtëpi, ose “Netflix” do të të zbulojë të gjitha finalet”! Kjo është fushata e ndërmarrë nga dy të rinj tajlandezë që studiojnë në Gjermani, Seine Kongruangkit dhe Matithorn Prachuabmoh Chaimoungkalo, për të nxitur njerëzit për të ndjekur rregullat e emergjencës koronavirus.

Në rrjetet sociale qarkullojnë pankarta publicitare me zbulimin e të dhënave kyçe të serialeve më të njohura, të shpërndara nëpër rrugë, por që realisht nuk janë të vërteta. Është gjithçka online dhe nuk ka lidhje fare “Netflix”.

Dy djemtë, studentë në Universitetin Amerikan në Hamburg, kur u kthyen në Bangkok, vendosën të punonin për fushatën për të sensibilizuar njerëzit mbi Covid-19.

“Ia propozuam si ide Netflix Singapor, por nuk pranuan sepse filozofia e tyre është kundër “spoiler”. Kur refuzuan projektin tonë, e hodhëm online, por nuk e mendonim kurrë që do të bënte xhiron e botës dhe mbi të gjitha që njerëzit besonin se ishte një fushatë e vërtetë. Nuk synonim të mashtronim asnjë”, -tha Seine për “La Repubblica”.