Lajme të tjera
BREAKING NEWS

“3 programe të reja nxitjeje të ...”, kryeministri Rama bën publik vendimin më të fundit të qeverisë dhe jep lajmin e mirë

“3 programe të reja nxitjeje të ...”, kryeministri Rama
x

Lifestyle

Koronavirusi mbijeton edhe në disa sipërfaqe, ja disa norma të higjienës që duhen ndjekur edhe nga drejtuesit e makinave

Koronavirusi mbijeton edhe në disa sipërfaqe, ja disa norma të

Koronavirusi mbijeton gjatë në disa sipërfaqe, nuk bën përjashtim as makina dhe ekspertët japin këshilla që shoferët duhet të ndjekin.

Duhen larë shpesh duart, sidomos pasi janë prekur timoni, marshi, kroskoti dhe doreza e derës. Shumë kujdes duhet pasur për një transmetim të mundshëm nga dora pasi është prekur makina, e cila nuk duhet vënë në fytyrë.

Këshillat janë edhe më të vlefshme nëse makina është e marrë me qira, ose në taksi. Duhet pastruar mbarë e prapë makina përpara përdorimit, edhe sedilja, të përdoren doreza që më pas duhen hedhur pasi dilet nga autovetura.

Ekspertët kujtojnë edhe se timoni i makinës është një ndër objektet më të ndotura në botë, rreth 4 herë më shumë se ulësja e ËC-së publike. Njerëzit fusin në makinë baktere të ndryshme, përfshirë edhe nga ushqimet. Dhe shpesh janë këto të fundit që shërbejnë si katalizator për mikroorganizmat e padëshiruar: qesja e patatinave ose e biskotave që bien mes ose poshtë sediljeve janë një burim bakteresh. Por, dorezat duhen përdorur padiskutim kur shkohet për të mbushur makinën në pikë karburanti, sidomos nëse është vetëshërbim.

Sipas ekspertëve, duhet pastruar gjithçka, duke filluar nga doreza e jashtme, te timoni, te kroskoti, te çelësat, te kasetofoni, duke përdorur dezinfektues spraj. Duhen ndërruar filtrat e ajrit të kondicionuar dhe të dezinfektuar me spraj për të reduktuar bakteret që qarkullojnë në ajër. Të përdoret fshesa me korrent për tapicerinë, si dhe të lahet me produkte enkas me detergjente.