BREAKING NEWS

Ku qëndron ngërçi për Reformën Zgjedhore? Ja 3 pikat e nxehta që po mbajnë pezull marrëveshjen PS-opozitë pavarësisht presionit të SHBA dhe BE

Ku qëndron ngërçi për Reformën Zgjedhore? Ja 3 pikat
x

Lifestyle

Koronavirusi, nismë bujare nga Klintonët, dërguan pica për stafin mjekësor në disa spitale, njëra prej picerive ka pronar me prejardhje shqiptare

Nju Jorku është bërë epiqendra e re e krizës së koronavirusit në SHBA. Punonjësit e kujdesit shëndetësor kanë punuar pa u ndalur. Me këtë rast Bill dhe Hillary Klinton ofruan ndihmën e tyre për stafin mjekësor.

Sipas mediave të huaja, përcjell ”Telegrafi”, këtë javë Klintonët dërguan 400 pica në të gjitha spitalet afër zonës së shtëpisë së tyre të Ëestchester, si shenjë e vlerësimit për punën e palodhshme të profesionistëve mjekësorë, ndërkaq njëra prej picerive rezulton të jetë e Abi Krasniqit me prejardhje shqiptare.

Koronavirusi, nismë bujare nga Klintonët, dërguan pica për

“Faleminderit që mbroni komunitetet tona. Nga Bill dhe Hillary Klinton”, -thuhej në një letër falënderimi, ndërsa 80 pica u dorëzuan mbrëmjen e së mërkurës vetëm në Spitalin e Shën Gjonit, Riverside.

“Faleminderit për picat e sotme, udhëheqësit si ju do të na nxjerrin nga kjo gjendje”, -tha Angela Cirilli, drejtoresha e Ultratingujve.

Koronavirusi, nismë bujare nga Klintonët, dërguan pica për

Rreth 20 pica u dërguan gjithashtu të martën në Spitalin e Fëmijëve “Blythedale”, i cili kujdeset për foshnjat dhe fëmijët me komplekse mjekësore.

“Porosia me pica për kujdestarët tanë të vijës së parë ishte një surprizë e jashtëzakonshme dhe u vlerësua shumë nga të gjithë”, -tha zëdhënësi i spitalit, Connie Cornell.

Koronavirusi, nismë bujare nga Klintonët, dërguan pica për

Abi Krasniqi, menaxheri i “Mr.Nick’s Brick Oven Pizza”, tha se restoranti i tij dërgoi 20 pica në Spitalin “Memorial”, të Phelps.

Ndërsa masa ishte padyshim mbështetëse e punonjësve të kujdesit shëndetësor, Krasniqi tha se kjo ndihmoi edhe biznesin e tij: “Biznesi ka qenë stabil, mirëpo fitimet u shtuan pas kësaj iniciative. Kjo tregon se Klintonët kujdesen për njerëzit e tyre, ata kujdesen për vendin e tyre”.