BREAKING NEWS

Rama jep lajmin e mirë në mesnatë nga Infektivi

Rama jep lajmin e mirë në mesnatë nga Infektivi
x

Lifestyle

Kryeministri u bë objekt mediatik, ja veprimi i tij që e bëri videon të përhapej me shpejtësi në internet

Kryeministri u bë objekt mediatik, ja veprimi i tij që e bëri

Qeveria e Federatës së Bosnjës nga e hëna ka paralajmëruar se do t’i informojë dy herë në ditë qytetarët rreth gjendjes së lidhur me koronavirusit. Paraqitjen e parë sot e ka pasur kryeministri Fadil Novaliç. Ai është dashur që me këtë rast t’i qetësojë qytetarët rreth gjendjes së krijuar. Por vetë, ka pasur telashe të mëdha ta vendosë maskën.

Në të vërtetë, Novaliçi kishte dalë para mikrofonit pa maskë, e pastaj bashkëpunëtorët e kishin pyetur nëse ka maskë mbrojtëse, pyetje së cilës i ishte përgjigjur me “jo”, raporton klix.ba, transmeton KOHA.

“Vetëm vendose përreth”, i kishte sugjeruar njëri prej bashkëpunëtorëve, e më pas kishin nisur telashet e kryeministrit në vënien e maskës. Maskën mbrojtëse në fund e ka lidhur rreth qafës, si zbukurim.