BREAKING NEWS

Bill Gates nxjerr kokën, kërkon që gjithë popullsia botërore të marrë vaksinën ndaj koronavirusit, cilat janë interesat e manjatit amerikan?

Bill Gates nxjerr kokën, kërkon që gjithë popullsia
x

Lifestyle

Kujdes! Këto janë gjërat që ndoshta i keni bërë, por nuk duhet ti bëni kurrë sapo zgjoheni në mëngjes

Kujdes! Këto janë gjërat që ndoshta i keni bërë,

Për shumicën e njerëzve zgjimi në mëngjes është një proces i vështirë.Por ka edhe këshilla të thjeshta që kjo gjë të jetë sa më pak tragjike.Pjesa më e vështirë është shtrati i ngrohtë dhe ndjellës që nuk na lë të ngrihemi për të vazhduar ditën.

Megjithatë ka disa masa që ky moment të bëhet sa më pak i pakëndshëm dhe bezdisës.

Shumë persona në fakt sapo zgjohen bëjnë disa gabime të vogla që mund jenë të dëmshme jo vetëm për humorin, por edhe për shëndetin në përgjithësi. Ndaj shmangia e disa veprimeve të thjeshta, kur zgjoheni në mëngjes, do t’ju sillte dobi të vyera për vazhdimin e ditës.

Mos dilni direkt nga shtrati sapo të hapni sytë
Gjëja e parë që duhet të shmangni kur të zgjoheni në mëngjes është që të mos dilni menjëherë prej shtratit e të mos çoheni në këmbë, sapo të bjerë zilja e zgjimit. Nëse do të bënit një veprim të tillë, kjo do të ishte një e keqe e madhe për shpinën dhe për muskujt. Sapo të zgjoheni është mirë që t’i jepni kohë trupit dhe muskujve që të zgjohen së bashku me trurin.

Mos u vishni kurrë në errësirë
Shpesh kur flini në një dhomë me partnerin ose me një pjesëtar tjetër të familjes, që zgjohet më vonë nga ju, jeni të detyruar të visheni në errësirë për të mos shqetësuar personin që kemi pranë! Edhe kjo është një tjetër sjellje që duhet ta shmangni në mëngjes. Kjo, prej faktit se në errësirë mund të rrezikoni të bini dhe të lëndohemi, por edhe se një veprim i tillë ndryshon ritmin biologjik. Mjafton që të bëni gati rrobat për ditën tjetër që në darkë, në mënyrë që të mos jeni të detyruar të vuani në errësirë.

Mos e aktivizoni zilen e zgjimit që të bjerë disa herë
Një tjetër gabim i madh që bëni në mëngjes është ai i spostimit të ziles së zgjimit, me një përsëritje prej shumë pak minutash. Kjo është absolutisht e gabuar, sepse trupit nuk i bënë mirë që të zgjohet dhe të flejë me intervale të rregullta shumë të afërta mes njëra-tjetrës. E gjitha kjo provokon një stres të madh fizik dhe mendor që nuk ndihmon për ta filluar ditën në mënyrën e duhur.

Mos bëni gjimnastikë sapo zgjoheni
Kur të zgjoheni në mëngjes është mirë që të mos e detyroni trupin tuaj, disi të mpirë, drejt një stresi fizik duke bërë ushtrime të rënda. Pra, mos bëni gjimnastikë të paktën 30 minuta pas zgjimit. Më shumë sesa një seri ushtrimesh fizike, më e përshtatshme është që të zgjoheni duke praktikuar Joga ose Pilates.

Mos hani menjëherë mëngjes