BREAKING NEWS

Koronavirusi në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë përditëson të dhënat: Ja sa persona janë konfirmuar pozitivë në 24 orët e fundit

Koronavirusi në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë
x

Lifestyle

Kujdes! Këto janë sinjalet paralajmëruese/ Ja pesë shenjat që paraprijnë goditjet elektrike dhe zjarrin në shtëpi!

Kujdes! Këto janë sinjalet paralajmëruese/ Ja pesë shenjat

Hulumtimet e një ankete gjithnjë e më shpesh tregojnë që shumica e amvisërive nuk i ndjek rekomandimet mbi masat e sigurimit dhe parandalimit së goditjeve elektrike dhe rrezikut nga zjarri.

Këto probleme më shpesh ndodhin për shkak të instalimeve të këqija elektrike dhe mungesës së kujdesit për to. Megjithatë, janë të rralla situatat kur problemi ndodh befas, zakonisht më parë shihen disa sinjale.

1. Poçet që xixëllojnë
Xixëllimi i poçeve mund të jetë shenjë e lidhjeve të këqija elektrike. Verifikoni në sa poçe keni të njëjtin problem.

Nëse është fjala vetëm për një poç, problemi me siguri është teli i kontaktit të poçit, mirëpo nëse ka më shumë, mund të jetë problem në qarkun elektrik. Në këtë raste duhet verifikuar kutinë e siguresave apo duhet të thirrni elektricistin i cili do ta hulumtojë problemin.

2. Prizat janë të nxehta kur i prekni
Është normale që disa aparate nxehen kur përdoren apo kur janë të kyçura në rrymë elektrike, mirëpo nuk është normale që priza dhe korniza e saj të jenë të nxehta kur i prekni.

3. Prizat nuk janë mirë të forcuar për mur
Priza jo e përforcuar mirë është shumë e rrezikshme. Sa më shumë që të varet në mur, mundësia është më e madhe që telat të dalin jashtë dhe të shkaktojnë shkëndija, kontakte të shkurtra, madje edhe zjarr.

4. Telat e aluminit
Alumini në të kaluarën është përdorur shumë në punimin e instalimeve elektrike, ndërkaq pikërisht ai është fajtori i shumë zjarreve.

Shkaktar i kësaj është se oksidimi i aluminit mund të shkaktojë nxehje të madhe në tela të lidhur me priza dhe me drita.

Kjo aromë kurrë nuk është e mirë. Ajo është shenjë që telat janë nxehur aq shumë sa që mbrojtësja plastike ka filluar të shkrihet. Rreziku nga fatkeqësia dhe zjarri atëherë është shumë i lartë.