BREAKING NEWS

Gazetari plas akuzën “bombë” për Spartak Ngjelën ‘live’ në studio, Klodiana Lala i kthehet ashpër avokatit: Tërhiq fyerjen, do hetohesh për dosjen e bujshme

x

Lifestyle

Kujtuan se kishin blerë detergjent, qytetarët nuk u besojnë syve se çfarë gjejnë brenda kutive

Disa konsumatorë në Sao Paolo të Brazilit kanë mbetur pa fjalë kur gjetën kokainë brenda kutive të detergjentit.

Autoritetet u vunë në dijeni dhe thanë se janë gjetur 80 kilogram lëndë narkotike, ndërsa raportohet se kjo është një formë për të pastruar rrugët kriminale.

Hetuesit besojnë se dyqani, ku u blenë detergjentet të hënën, ishte i përfshirë në trafikun e drogës.

Por ka edhe dyshime që kutitë mund të jenë vendosur gabimisht në rafte.

Një klient u përpoq ta kthejë kutinë me detergjentin në dyqan, ndërsa një tjetër e dorëzoi në stacionin lokal të policisë, raportojnë mediat.

Të paktën 4 persona janë arrestuar, përfshirë tre punonjës të dyqanit.