Lajme të tjera
BREAKING NEWS

‘Ilir Meta kërcënon kryeministrin me vrasje’, Frrok Çupi lëshon ‘bombën’: Presidentit t’i hiqet …

‘Ilir Meta kërcënon kryeministrin me vrasje’, Frrok
x

Lifestyle

Kur as viagra nuk funksionon: Zbulohet kura për impotencën

Kur as viagra nuk funksionon: Zbulohet kura për impotencën

Një injeksion i vetëm nga qelizat e stomakut mund të jetë zgjidhja e përhershme ndaj impotencës. Shkencëtarët testuan trajtimin tek një sërë pacientësh që vuajnë impotencën, duke dhënë rezultate të menjëhershme.

Zbulimi u prezantua në konferencën e fundit të Shoqatës Evropiane të Urologëve, që u mbajt në Londër.

Trajtimi me qelizat e stomakut mund të kthehet në kurën përfundimtare për burrat tek të cilët nuk funksionon viagra, por edhe për ata që kanë mbetur impotentë pas operacioneve, përfshirë atë për heqjen e kancerit në stomak.

Nga ana tjetër, është edhe një nxitës organik për burrat që herë pas here përdorin stimulues për seksin.

Drejtuesja e kërkimit, doktoresha Martha Haahr nga Spitali Universitar i Odensës në Danimarkë, u shpreh:“Bëhet fjalë për vetëm një procedurë. Mund të jetë zgjidhje për shumë burra sepse s’do t’u duhet të marrin vazhdimisht pilula.”

“Nëse funksionon edhe tek një numër më i madh njerëzish, kemi një trajtim të sigurtë, që funksionon shumë më mirë se viagra.”

Pamundësia e ereksionit prek 52% të burrave të moshave 40-70 vjeç.