BREAKING NEWS

Lajm fantastik nga spitalet COVID: Sot më shumë të shëruar se të prekur me koronavirus, ja 3 qytetet me numrin më të madh të infektimeve

Lajm fantastik nga spitalet COVID: Sot më shumë të shëruar
x

Lifestyle

Kur do të marrë fund pandemia e COVID-19? Astrologia Susan Miller bën parashikimin e shumëpritur nga të gjithë

Kur do të marrë fund pandemia e COVID-19? Astrologia Susan Miller

Astrologia Susan Miller ndau me shikuesit e Vizion Plus dhe disa detaje mbi vitin 2022. Sipas parashikimit të saj, viti që vjen do të ngjasoj me këtë që po jetojmë. Përsa i përket pandemisë, ajo shprehu se do të jetë prezente edhe përgjatë 2022, por situata do të normalizohet. Pandemia mund të zhduket nga viti 2023, sipas detajeve të zbardhura nga Miller.

“Vitin tjetër situata do të përmirësohet. Është një vit i mbarë. Më pëlqen 2022. Di që nga mesi i Marsit do ta kemi më në kontroll situatën. Do të mbetemi me këtë virus deri në fillim të vitit 2023. Por kjo do të ndikoj në mënyrë të jashtëzakonshme në ekonominë botërore. Në astrologji nuk ka asgjë të përcaktuar.

Nuk është koha e duhur të martoheni, sidomos në Janar. Duhet të ndiqni ecurinë e Venusit dhe Mërkurit në Janar të 2022. Nuk desha ta shkruaj parashikimin e 2022 se do të jetë i ngjashëm me këtë që jetojmë. Peshorja dhe Binjakët janë të favorizuar vitin 2022” – tha astrologia.