BREAKING NEWS

'Testi i uthullës', mësoi si funksionon taktika që aplikon ushtria amerikane për të zbular personat e infektuar nga COVID-19

'Testi i uthullës', mësoi si funksionon taktika që
x

Lifestyle

Kur ke vullnet nuk të pengojnë as masat shtrënguese, një italian bëri maratonë në kushte shtëpie

Kur ke vullnet nuk të pengojnë as masat shtrënguese, një

Kur ke vullnet dhe pak imagjinatë nuk të ndal asgjë. Kështu ndodhi dhe për një italian, i cili nuk hoqi dorë nga angazhimi i tij sportiv që përgatitej prej kohësh dhe këtë e bëri në kushte shtëpie, sipas situatës që ndodhet tani bota prej koronavirusit.

Një gjysmë maratonë në tarracë. Ky është angazhimi sportiv i Fabrizio Draghi, në Rimini, i realizuar pa shkelur rregullat e vendosura nga autoritetet në epokën e koronavirusit.

Italiani bëri 840 xhiro në tarracën e shtëpisë së tij, duke përshkuar përafërsisht distancën prej 21 km dhe e mbylli me sukses duke prerë strishën e finishit.