BREAKING NEWS

Propozimi i papritur i Silva Binos: Të mbyllim sërish fundjavat!

Propozimi i papritur i Silva Binos: Të mbyllim sërish fundjavat!
x

Lifestyle

Kur nuk je mësuar me teknologjinë e pëson, ja se ç’bëri një famullitar gjatë shërbimit të parë kishtar në internet

Kur nuk je mësuar me teknologjinë e pëson, ja se

Një famullitar e pësoi gjatë regjistrimit të shërbimit të tij të parë virtual, pasi aksidentalisht vuri krahun e tij mbi flakën e qirinjve të ndezur në kishë.

Simon Beach, 61 vjeç, famullitar i kishës “St Budeaux” në Plymouth, nuk u dëmtua gjatë meshës dhe ishte në gjendje të shihte anën qesharake, pasi postimi pati shumë shpërndarje në internet.

Në video, z. Beach është parë duke u përkulur për të dhënë pjesën e fundit të predikimit të tij para se të bërtasë: “O Zot, kam marrë flakë”.

“Njerëzit kanë qeshur dhe kanë qeshur me të vërtetë", tha ai. “Unë thjesht ndjeva krahun tim të nxehej pak. Më vjen keq për pulovrin dhe këmishën që u prishën, por krahu im është mirë”, -tha famullitari.