BREAKING NEWS

NJOFTIM I RËNDËSISHËM / Komiteti Teknik i Ekspertëve nxjerr masat e reja për të kufizuar përhapjen e Covid, mbyllen universitetet dhe konviktet, ja çfarë pritet të ndodhë me baret dhe restorantet në Shqipëri

NJOFTIM I RËNDËSISHËM / Komiteti Teknik i Ekspertëve nxjerr
x

Lifestyle

Kurrë mos i hidhni ujë vajit që digjet! Shikoni eksperiencën e frikshme të një kuzhineri, gabim fatal që ju kushton edhe jetën

Kurrë mos i hidhni ujë vajit që digjet! Shikoni eksperiencën

Një kuzhinier u përball me një situatë të pakëndshme, madje shumë të rrezikshme teksa vaji në tigan i mori flakë.

Gjithçka ndodh në kuzhinën e një restoranti, ku ai ndodhej bashkë me një koleg. Kur e pa që zjarri nuk po shuhej ai merr një enë me ujë dhe ia hedh vajit duke krijuar një shpërthim dhe zjarr të madh deri në tavan. Të dy nxitojnë të dalin me shpejtësi.

Asnjëherë mos gaboni të hidhni ujë në vajin që digjet. Fikni sobën menjëherë dhe mbuloni sipërfaqen e ndezur me një kapak, mundësisht metal, në mënyrë që zjarri të mos furnizohet me oksigjen.

Nëse nuk jeni të sigurt që mund ta përballoni situatën, dilni jashtë.

Ndërkohë në videon poshtë shikoni një tjetër kuzhinier që ju shpjegon sesi të shuani një zjarr me një peshqir të lagur.