BREAKING NEWS

KLSH zbarkon në institucionet e dy qyteteve të rëndësishme të vendit/ Kallëzohen 7 funksionarë publikë në Prokurori. Kush janë zyrtarët e lartë dhe akuzat që rëndojnë mbi to

KLSH zbarkon në institucionet e dy qyteteve të rëndësishme
x

Lifestyle

Kush i fiton zgjedhjet? Astrologia e njohur shqiptare bën parashikimin për 25 prillin

Kush i fiton zgjedhjet? Astrologia e njohur shqiptare bën parashikimin

Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Ndryshe” foli Pranvera Xhafa, e cila merret me okultizëm dhe në një farë mënyre ka edhe aftësi parashikuese për shenjat e zodiakut. 

Fokusi i bisedës u përqendrua te zgjedhjet e 25 prillit dhe se gjithçka varet nga gjuha e trupit sipas Pranverës.

Gjuha e trupit ofron shumë informacion, për atë që di të lexojë dhe të kuptojë. Sigurisht që nuk është e njëjta gjë me leximin e mendjes, por gjuha e trupit është shumë e qartë dhe e lexueshme.

Sipas ekspertëve, vetëm 7 për qind e komunikimit të njeriut bazohet tek fjala e thënë. 38 për qind e mesazheve që përcjellim ofrohet nga toni i zërit dhe 55 për qind nga gjuha e trupit.

E pyetur nga Salsano Rrapi dhe Paloma se kush është më lider në politikë duke u bazuar tek gjuha e trupit, Pranvera zbulon se është Edi Rama, gjithashtu nuk nguron të japë edhe një parashikim për zgjedhjet.

“Rama e përdor shumë mirë gjuhën e trupit, forma përcakton gjithçka dhe gjithçka vjen nga forma, pastaj fjalët dhe pastaj veprimet

Nuk e di për liderët tanë, por liderët botërorë marrin edhe leksione aktrimi, pra është e pamundur që t’ju lexosh gjuhën e trupit kur ata janë duke aktruar.

Dhe lëvizja që ai bën, qoftë fjalët si do t’i koordinojnë me njëra-tjetrën në bazë të lëvizjes, ai mund të jetë fituesi në këtë rast sipas gjuhës së trupit”, u shpreh ajo.