BREAKING NEWS

Epidemiologu rrëzon Spitalin Amerikan: OBSH ka licencuar vetëm ISHP për analizat e COVID-19, privati nuk mund të kryejë teste

Epidemiologu rrëzon Spitalin Amerikan: OBSH ka licencuar vetëm ISHP
x

Lifestyle

Kush ka motër botën ka! Vjen dhe konfirmimi nga shkenca për të mirat që i sjellë shëndetit

Kush ka motër botën ka! Vjen dhe konfirmimi nga shkenca për

Ekzistojnë disa studime që kohët e fundit kanë trajtuar rolin e motrave në zhvillimin korrekt të individit në aspekte të ndryshme, jo më pak shëndetin mendor. Kërkimet kanë treguar që rritja me një motër përkthehet në njerëz më të mirë, më të ekuilibruar dhe më të lumtur.

Mbi 570 persona të moshës midis 17 dhe 25 vjeç u intervistuan nga Universiteti De Montfort në Leicester dhe Universiteti i Ulster në Irlandën Veriore. Studiuesit bënë pyetje psikologjike në një numër temash të ndryshme, përfshirë shëndetin mendor dhe rezultatet treguan se vëllezërit, falë motrave, inkurajoheshin të flisnin hapur për ndjenjat, duke u dhënë atyre një këndvështrim më optimist të jetës.

Në përgjithësi, djemtë nuk janë të prirë të hapen dhe të flasin për atë që ndiejnë. Të kesh një motër që i inkurajon ta bëjnë këtë, nga ana tjetër, i bën ata më të ekuilibruar psikologjikisht.

Sipas “The Mirror”, profesori Tony Cassidy, autor i studimit, zbuloi se motrat duket se "inkurajojnë komunikim dhe kohezion më të hapur në familje", një faktor themelor për shëndetin e mirë psikologjik.

Përveç kësaj, një studim i ngjashëm i kryer nga Universiteti Brigham Young zbuloi se vajzat që rriten me një motër janë gjithashtu më të prira për mirësi, të jenë më të kuptueshme, të dëgjojnë më shumë, si dhe të ndihmojnë vullnetarisht të tjerët.