BREAKING NEWS

Ndryshojnë masat anticovid! Zbulohet vendimi më i ri i Komitetit të Ekspertëve: Duke nisur nga nesër do të...

Ndryshojnë masat anticovid! Zbulohet vendimi më i ri i Komitetit
x

Lifestyle

Kush mund të merrte me mend! Zbulohet fabrika më e vjetër e birrës e ndërtuar 5 mijë vjet më parë, magjepsen ekspertët

Kush mund të merrte me mend! Zbulohet fabrika më e vjetër e

Egjipti nuk pushon së mahnituri dhe zbuluar mrekullitë e tij botës: pas zbulimit të fundit të thesareve të reja në nekropolin e Saqqara dhe mumiet me gjuhë të artë në Aleksandri, tani është qyteti i Abydos, ku qëndron një vend antik, që sjell objekte të reja historike përsëri në dritë. Një ekip i përbashkët i arkeologëve amerikanë dhe egjiptianë kanë zbuluar atë që besohet të jetë “birraria më e vjetër me prodhim të lartë në botë”, që daton nga mbi 5000 vjet më parë, kur Narmer sundoi rajonin, sipas një njoftimi në Tëitter nga Ministria e Turizmit e Egjiptit. Disa arkeologë britanikë tashmë kishin zbuluar ekzistencën e fabrikës së birrës në fillim të shekullit të 20-të, por askush deri më sot nuk e dinte vendndodhjen e tij të saktë.

Fabrika e birrës ishte e ndarë në tetë dhoma të mëdha, secila njëzet metra e gjatë dhe përmbante 40 kontejnerë terrakote të rregulluar në dy rreshta. Në këtë fabrikë birre rudimentare, pija alkoolike prodhohej duke përzier ujë dhe drithëra dhe duke ngrohur lëngun e marrë në kontejnerë.

Zbulimi i kësaj birre të lashtë magjeps, por nuk i habit ekspertët, të cilët kanë qenë prej kohësh të vetëdijshëm për faktin se Egjipti i Lashtë ishte një prodhues i birrës: në 2015, Autoriteti Izraelit i Antikiteteve njoftoi zbulimin në Tel Aviv të fragmenteve të qeramikës së përdorur nga egjiptianët e lashtë për të prodhuar birrë dhe datojnë që nga 5000 vjet më parë.

Ishte një pije për të gjithë, e cila konsumohej çdo ditë: siç lexojmë në blogun e Muzeut Britanik në Londër, birra ishte thelbësore për punëtorët, siç ishin ata që përfshiheshin në ndërtimin e piramidave të Gizës, të cilët kishin të drejtë për dhjetë gota një ditë secili.

Ministria Egjiptiane e Turizmit shpreson edhe një herë që ky zbulim i ri do të ndihmojë turizmin të rifillojë, pas një viti të vështirë 2020 prej pandemisë CoViD-19. (Focus)