Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

"Kush tradhton një herë, e bën rrugë?"/ Psikologët ju japin përgjigje

Postuar: 19/09/2018 - 22:39

Psikologu i njohur nga Goettingeni, RagnarBeer, ka bërë një hulumtim në të cilin kanë marrë pjesë 2.600 meshkuj dhe femra, që i kanë tradhtuar partnerët apo partneret e tyre së paku një herë dhe të cilët kanë qenë të tradhtuar.

 
Flirti kryesisht zgjat
 
Hulumtimi ka treguar që tradhtia e cila përfshin edhe seksin për një natë është e rrallë, sepse vetëm 12 përqind e femrave dhe 15 përqind meshkujve kanë deklaruar që vetëm për një natë kanë tradhtuar, por pothuajse 60 për qind kanë pranuar që afera e nisur “për një natë” u ka zgjatur më shumë se një muaj, ndërsa të tjerëve më shumë se një vit.
 
Tradhtia vazhdon…
 
Përveç kësaj, ata që kanë tradhtuar një herë, do të tradhtojnë sërish. 49 për qind e meshkujve tradhtarë dhe 55 për qind e femrave tradhtare kanë tradhtuar vetëm një herë, 12 për qind e meshkujve deri në dy herë, ndërsa 22 për qind e tyre më shumë se tri herë. Femrat nuk mbeten shumë prapa meshkujve: 20 për qind i kanë tradhtuar bashkëshortët dy herë, 10 për qind tri herë, ndërsa 15 për qind më shumë se tri herë.
 
Shkaktarët për tradhti janë…
 
1-Sipas specialistëve, pika e dobët e meshkujve është pikërisht krevati dhe kjo vihet re nga për qindja e lartë e meshkujve (71%) që tradhtojnë, sepse partneret nuk i kënaqin në shtrat. Përqindja e femrave që tradhton për të njëjtin motiv është më e ulët, 29%.
 
2-Një shkak tjetër është ritakimi me një ish-të dashur sidomos te femrat. Kjo është burim tradhtie për 32% të femrave dhe për 21% të meshkujve. Rreziku është më i madh për të tradhtuar në këtë kategori është kur një histori e përfunduar para disa vitesh, ka patur momente të forta pasioni.
 
3-Udhëtimet e punës janë gjithashtu shkak tradhtie. Pak nga mërzitja dhe pak nga qejfi duket sikur udhëtimi i punës është kthyer në aneks pasioni për 36% të meshkujve dhe 13% të femrave, pavarësisht ndjenjës së dashurisë që kanë për partnerin.
 
4-Shpeshherë tradhtohet edhepër t’u hakmarrë ndaj një gabimitë shokut ose partnerit. Edhe një zënkë e vogël mund të jetë mundësi e mirë për t’u ngushëlluar në krahët mikpritës të dikujt tjetër, i vetmi përfitues nga situata.
 
Zemra nuk komandohet
 
Ka dhe nga ata që tradhtojnë, sepse të tillë e kanë natyrën, ose siç thuhet “e kanë në gjak”. Në qoftë se të dy partnerët tradhtojnë sistematikisht, nuk ka ndonjë problem, sepse në fund të fundit “kompensojnë” njëri-tjetrin. Por kur njëri shkon lule më lule si bleta në pranverë dhe tjetri është besnik, atëherë tradhtari duhet të lutet ditë e natë që partneri/ja të mos e marrë vesh kurrë… Nuk është aspak e hijshme të kapesh me “presh në dorë” nga dikush që vetë nuk e bën një gjë ë tillë.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 5

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/10/2018 - 13:39

Shkencëtarët në Universitetin e Bristolit për dhjetë vite kanë studiuar ndikimin e seksit në shëndetin e njeriut.

Gjatë këtij studimi arritën në disa rezultate interesante dhe këto janë disa prej tyre:

Postuar: 18/10/2018 - 13:31

Ekzistojnë disa persona të cilët kanë lindur me genin për të dominuar në çdo fushë, por veçanëris

Postuar: 18/10/2018 - 13:19

Filmi i animuar “Borëbardha” na paska dërguar mesazhin e gabuar gjatë gjithë kohës dh

Postuar: 18/10/2018 - 13:04

Pasi mësoi se i shoqi kishte vdekur, një grua nga provinca Hunan në Kinë, mbyti dy fëmijët e vet

Postuar: 18/10/2018 - 12:58

Seksi duhet të jetë i pëlqyeshëm, por mund të jetë gjithashtu një çështje e vështirë dhe e turpsh

Postuar: 18/10/2018 - 12:36

Drejtori i një shkolle në Singapor, një ndër shtetet me nivelin më të lartë të arsimit në botë, u

Postuar: 18/10/2018 - 12:06

Shkon të hajë një drekë të mirë, por del i rrahur keq, me hundë të gjakosur dhe tre brinjë të thy