BREAKING NEWS

Maturantët çohen në protestë para Qendrës për Shërbimin Arsimor, reagon 'flakë për flakë' ministrja Evis Kushi, tregon vendimin që pritet

Maturantët çohen në protestë para Qendrës për
x
BREAKING NEWS

Priten zhvillime të rëndësishme! Socialistët mbledhin sot Kongresin e jashtëzakonshëm në stadiumin “Air Albania”, rizgjidhen strukturat. Zbardhet e gjithë axhenda

Priten zhvillime të rëndësishme! Socialistët mbledhin sot
x
BREAKING NEWS

“Për të gjithë ata që i japin PS diçka sado të vogël”, Rama del me mesazhin e fuqishëm për të gjithë socialistët

“Për të gjithë ata që i japin PS diçka sado
x
BREAKING NEWS

PS mbledh sot Kongresin, paralajmërohet furtunë në parti dhe në administratë, emrat me më shumë vota drejt katapultimit në qeveri

PS mbledh sot Kongresin, paralajmërohet furtunë në parti dhe
x
BREAKING NEWS

Shantazhet e Berishës ndaj SHBA për të marrë PD, blof për të rritur pazarin, deputetët demokratë kundër rikthimit të tij

Shantazhet e Berishës ndaj SHBA për të marrë PD, blof
x

Lifestyle

Lajme të mira! Astrologu Jorgo Pulla bën parashikimin për 6 shenjat e dyta të horoskopit, zbulon datat më të vështira të muajit qershor

Lajme të mira! Astrologu Jorgo Pulla bën parashikimin për 6

Astrologu Jorgo Pulla ka dhënë parashikimin e muajit qershor për 6 shenjat e dyta të horoskopit, ndërsa zbuloi edhe datat më pozitive dhe më të vështira.

Në emisionin “Shqipëria Live”, tha se datat pozitive janë 3, 4, 13, 21, 23, 24, 25 sdhe 28. Datat që duhet të kemi shumë kujdes janë kur hëna kalon në shenjat fikse si demi, luani, akrepi dhe aktivizojnë këndin Uran Saturn, pra data 14, 15. Ndërsa ditët më të vështira do të jenë në datat 20, 27, 29 dhe 30.

Peshorja – Kemi dy gjëra kryesore siç është çështja ligjore që përfitojnë jashtë mase dhe në lidhje me çështjet e punës, mund të kenë ndryshime pune dhe vendbanimi ka ndikim të mirë për muajin qershor. Diçka interesante, një bashkim familjar me probleme që ka qenë më përpara, dokumentacioni si peshore binjak apo peshore ujor do të jetë mundësi e mirë për ta zgjidhur atë problem

Akrepi – Është shenja më e përfolur për qershorin sepse ka shumë lidhje me ndryshimet e punës së tij në shitblerje, në pasuri të paluajtshme. Ajo që do të duket do ishte mirë duke anashkaluar datën 14 dhe 15 qershor sepse katërkëndëshi i diellit me binjakët dhe ndikimi që ka të bëjnë midis Saturnit dhe Uranit është këndi kryesor i këtij viti, ndaj do duhet kujdes i veçantë. Në lidhje me çështjet që kanë të bëjnë me anën shpirtërore, një ndikim pozitiv dhe lidhjet që kanë të bëjnë në këtë periudhë, në këtë muaj kanë jetëgjatësi dhe shkojnë deri në martesë. Në lidhje me çështjet ekonomike, është një moment perfekt për çështjen e akrepit.

Shigjetari –  Do të ndikohen shumë në çështjet ekonomike financiare në lidhje me punësim. Ata që punojnë në vende kyçe si doganat, aeroportet, në ekonomi, në çështje të tilla mund të përfitojnë shumë, por mund të kenë probleme më vonë. Të mos firmosin dokumente që nuk janë të sigurt nga vijnë, qysh vijnë dhe pse duhet të firmosur. Në lidhje me çështjet shpirtërore që kanë të bëjnë me binjakët, peshqit, është një lidhje perfekte dhe zakonisht këto lidhje i bëjnë djemtë.

Bricjapi – Si një ekonomist i shkëlqyer, përfitojnë shumë personat që kanë problem me dokumentet jashtë Shqipërisë. Meqënëse do të dalë një ligj, do e dëgjojmë të gjithë për ndikime shumë pozitive në rang botëror, por ka një ndikim të madh në këtë fushë e do përfitojnë në çështjet e punës. Për lidhjet shpirtërore bricjap – peshore do të ketë një lidhje ideale.

Ujori – Për ujorët është thënë që kanë shumë mundësira. Në muajin Prill që lamë pas dhe maj që pasoi, la shumë boshllëqe në çështjet e punës dhe biznesit të tyre. Vjen një moment tani që gabimet e së shkuarës i ndreqin dhe shkojnë 5 vjet para nga shanset që do t’ju jepen në këtë periudhë dhe dalin fitimtarë. Për çështjet shpirtërore, lidhjet me luan dhe binjak të kenë kujdes të mos grinden se është kohë dashurie, jo grindjeje.

Peshqit – Nuk është rastësi, por ky muaj lidhet me punët, me disa çështje që kanë të bëjnë më tepër me pasuri të paluajtshme dhe testamente. Është momenti tani dhe i vetmi muaj sa i përket pasurive, vendimeve, çështjeve madhore sepse do të fitojnë jashtë mase. Peshqit janë më të favorizuara për lidhjet me akrep dhe me dem. Ekonomia duket se është në rritje dhe jo në zbritje.