Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Lamtumirë kilogram! Shkencëtarët votojnë ndryshimin

Postuar: 17/11/2018 - 22:00

Rreth 130 vite pasi kilogrami u përcaktua nga një masë metali që është mbajtur në një kasafortë në Paris, shkencëtarët kanë votuar për ndryshim dhe një sistem të ri që ripërcakton matjen globale të masës në kuptimin e një konstanteje thelbësore të natyrës.

Pas një votimi historik në konferencën e përgjithshme mbi peshat dhe masat, në Versajë, kilogrami nuk do të përcaktohet më nga prototipi ndërkombëtar i kilogramit, një cilindër platini i prodhuar në 1889, por nga konstantja e Planck, një numër që e ka origjinën thellë në botën kuantike. Votimi ishte unanim dhe sipas vetë shkencëtarëve pjesëmarrës në konferencë, edhe emocional. Prototipi ndërkombëtar i kilogramit i ka shërbyer botës mirë, por shkencëtarët e kanë ditur prej kohësh se edhe pse për shkak të definimit, saktësisht një kilogram, pesha e tij ndryshon me kohën.

Sistemi i ri nxjerr në pension prototipin ndërkombëtar të kilogramit e bashkë me të edhe tre njësi të tjera bazë: amperin, kelvinin dhe molin, të gjitha të lidhura tani me konstante të natyrës. Ripërcaktimi i kilogramit do të ketë impakt zero në mënyrën se si frutat dhe perimet do të peshohen në tregje, por ai shënon kulmimin e dekadave punë për të lidhur njësitë bazë që përbëjnë metrologjinë me konstante të gjendura në univers.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/02/2019 - 07:19

Guido Pohlmächer është gjermani i famshëm jo vetëm për tatuazhet e shumta në trupin e tij, por dhe për dashurinë ndaj Shqipërisë.

Postuar: 18/02/2019 - 07:02

Dashi

Postuar: 17/02/2019 - 23:15

Të fiksuarit pas eventeve të qiellit mund të gëzohen më në fund pasi “spektakli” i

Postuar: 17/02/2019 - 18:34

Astrologët thonë se tre shenjat e mëposhtme janë të prirur të tradhëtojnë.

Postuar: 17/02/2019 - 09:50

Të kesh një tapet në shtëpi shihet si domosdoshmëri, madje shpesh herë shpenzohen edhe shifra të

Postuar: 17/02/2019 - 07:20

Dashi

Postuar: 16/02/2019 - 07:03

Dashi