BREAKING NEWS

Gjykata Supreme i jep ‘goditjen’ e rëndë George Sorosit, i bllokon fondet me vendim të prerë (Përplasja mes organizatës dhe Kongresit)

Gjykata Supreme i jep ‘goditjen’ e rëndë George Sorosit, i
x

Lifestyle

Lexoni çfarë thotë horoskopi për ju! Ditë e komplikuar për të dashuruarit, lidhje të reja për beqarët!

Lexoni çfarë thotë horoskopi për ju! Ditë e

Binjakët
Lodhja dhe nervozizmi do të ndihen gjatë kësaj fundjave. Dashuria do të jetë disi e komplikuar. Puna do të ecë mjaft mirë, ku pas një periudhe bllokimi do të ketë diçka të re.

Gaforrja
Ndikimi i favorshëm i Hënës, do e bëjë ditën më pozitive. Raportet do të jenë mjaft të mira, me të lindurit e shenjës së virgjëreshës. Historitë e komplikuara, do të vijojnë të jenë disi problematike. Nuk do të jeni shumë të sigurtë, lidhur me vendimet që do të merrni në punë.

Luani
Takimet gjatë kësaj dite mund të jenë shumë interesante. Në dashuri lëreni veten të lirë, pasi nuk mund të mbani çdo gjë nën kontroll. Yjet mund t’iu vendosin përballë situatave të komplikuara. Në punë, do të përballeni me zhvillime të reja.

Virgjëresha
Ju pret një ditë pozitive në dashuri, në sajë të ndikimit të favorshëm të Hënës. Bëni mirë që gjatë kësaj dite, të veproni me qetësi. Nëse jeni vetëm, ndoshta mund t’iu duhet të shihni përreth për të gjetur dashurinë. Ky nuk është moment aspak i favorshëm për punën, pasi gjërat nuk do të ecin siç ju dëshironi.

Peshorja
Keni dëshirë për raporte më të mira, sidomos me familjen. Mos thoni ‘po’, vetëm për të mos ofenduar të tjerët. Ndikimi i kundërt i yjeve, do ju krijojë probleme në sferën financiare. Projektet që keni në mendje, rrezikojnë që të mos realizohen.

Akrepi
Gjatë kësaj dite do të jeni shumë pozitiv dhe kjo gjë do të reflektohet tek njerëzit që keni pranë. Në këtë periudhë ama, mund të nervozoheni edhe lehtësisht, qoftë edhe për gjërat më të vogla. Ky është momenti ideal, për të menduar për projektet e së ardhmes.

Shigjetari
Në dashuri duhet kujdes, ndaj bëni mirë që të mos e teproni. Takimet do ju stresojnë dhe nervozojnë. Puna gjatë kësaj periudhe, nuk ka qenë shumë e favorshme, por situata do të përmirësohet, duke nisur nga muaji qershor.

Bricjapi
Në dashuri gjërat do të ecin më mirë, por nëse një lidhje nuk funksionon, mund t’iu duhet që të merrni vendim për ta mbyllur. Nga ana tjetër nëse jeni të dyjëzuar mes dy personave, ka ardhur momenti për të marrë vendim. Në punë, do të ketë përmirësime.

Ujori
Venusi dhe Dielli do të kenë ndikim mjaft të favorshëm, ndërsa Saturni do ju japë dëshirë për të vepruar. Në punë, mund të vijnë propozime. Në këtë moment, bëni mirë që të përqendroheni në anën ekonomike dhe në fitime.

Peshqit     
Në dashuri do të keni dyshime, sidomos nëse në këtë moment, doni të jeni diku tjetër.