Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Lufta ndau familjen, ribashkohen pas 18 viteve

Postuar: 21/07/2018 - 11:00

Kur Etiopia dhe Eritrea u përfshinë në luftë në vitin 1998 ato vendosën të largojnë nga shtetet respektive të gjithë qytetarët e shtetit tjetër, duke përjashtuar nga ky vendim vetëm ata persona të cilët ishin të martuar në shtetin ku jetonin.

Ky ishte edhe rasti i Addisalem Hadgu, i cili ishte i martuar me një grua etiopiane, Nitslal Abraha. Kjo e fundit dy vite pas fillimit të luftës, e nxitur ndoshta nga ndjenja e patriotizmit e nacionalizmit, braktisi bashkëshortin e saj duke i marrë edhe dy vajzat, të mitura në atë kohë, duke lënë pas vetëm djalin e çiftit.Pas më tepër se 2 dekadash, dy shtetet kanë arritur një armëpushim duke lejuar bashkimin e shumë familjeve të ndara prej shumë vitesh.

Addisalem Hadgu, sot 58 vjeç, i përlotur ka mbërritur në shtëpinë e familjes së bashkëshortes së tij për t’u ribashkuar me dy fëmijët e tij.Ai, shkruan Reuters, për vite të tëra kishte provuar të kalonte si klandestin kufirin përmes Sudanit, por nuk ia kishte arritur edhe për shkak të kushteve të rënduara ekonomike.Ai ka lënë pas pikëpyetjet e së kaluarës rreth vendimit të papritur të gruas së tij që e braktisi 18 vite më parë. “Nuk më intereson tani. I kam kthyer shpinën të shkuarës, e tashmë do të jetoj të ardhmen me vajzat e mia”, ka deklaruar ai.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 6

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/10/2018 - 20:36

Një natë e çmendur mund të të shkatërrojë ose përmirësojë jetën.

Postuar: 20/10/2018 - 19:27

Sipas astrologjisë çdo shenjë e horoskopit ka karakterisitikat e saj, por këto katër dallohen për

Studimi: Tigrat dhëmbë-shpatë mund të kenë ulëritur si luanët

Postuar: 20/10/2018 - 19:21

Felinët e gur modernë si leopardët, tigrat e luanët mund të lëshojnë ulërima të ndryshme për ar
Rrjeta e merimangave 1,000m2 mbulon liqenin grek

Postuar: 20/10/2018 - 18:31

Një liqen në veri të Greqisë është transformuar në një skenë filmash horror pasi është mbuluar
Zelanda e Re, notuesi me surf dërgohen në spital pas sulmit të peshkaqenit të bardhë

Postuar: 20/10/2018 - 17:50

Një surfues në Zelandën e Re i ka mbijetuar sot sulmit të një peshkaqeni të bardhë i cili e kaf

Postuar: 20/10/2018 - 16:49

Ai nuk e tregon fytyrën për shkak se i vjen turp nga opinioni.

Postuar: 20/10/2018 - 16:36

Një video ku tregon një nxënës, që i drejton mësueses pistoletën në kokë është duke bërë xhiron e