Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Mënyra më e mirë si të menaxhoni xhelozinë mes vëllezërve dhe motrave

Postuar: 22/10/2017 - 17:57

Xhelozia mes fëmijëve është një dukuri që shumë prindër e hasin gjatë rritjes së tyre dhe konsiderohet si një sjellje e cila buron nga disa veprime të gabuara që prindërit bëjnë. Duke qënë kështu është koha të ndryshoni. Disa sjellje tuajat duhet të ndryshohen në mënyrë që të menaxhoni në mënyrën e duhur xhelozinë mes fëmijëve.
1• Ju e mbroni shumë fëmijën, madje më shumë nga sa duhet dhe kjo bën të mundur që ai të ndihet i ndrojtur para një fëmije tjetër. Kjo në disa raste sjell xhelozi.
2• Keni një sjellje tepër autoritare. Ky është një tjetër gabim që bëni. Mos vendosni rregulla strikte pa dhënë një shpjegim se përse duhet të jetë ashtu, ndryshe fëmija juaj do të rritet duke qënë i pasigurt në vetvete dhe për pasojë do të zhvillojë ndjenja xhelozie karshi të tjerëve.
3• Asnjëherë mos e krahasoni fëmijën tuaj me dikë tjetër. Ky është një veprim shumë i rrezikshëm i cili gjithmonë bën që fëmija të zhvillojë xhelozi brenda vetes.
4• Mos krijoni tek fëmija një konkurencë jo të shëndetshme. Pra mos u përpiqni të rrisni rezultatet e punës së tij duke krijuar një konkurencë jo të mirë me fëmijët e tjerë. Një fëmijë ka një talent ndryshe nga tjetri dhe ju nuk duhet të insistoni që ai të bëjë të gjitha gjërat njësoj me fëmijët e tjerë që njihni.
5• Mos u bazoni në moshën e fëmijës. Pra nuk duhet t’i jepni më tepër vëmendje fëmijës së vogël pasi tek i madhi mund të shfaqet xhelozia. Edhe anasjelltas. Gjithmonë i gjykoni dhe ndani gjërat në mënyrën e duhur.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 21

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/12/2018 - 14:13

A besoni në mrekulli? Ju ka ndodhur ndonjë e tillë!

Epo një 11-vjeçare nga Texas, është shembulli më i mirë i një mrekullie,

Postuar: 19/12/2018 - 10:09

Dënim me burg, përkatësisht gjashtë vite e gjysmë burg për Adam Thomas dhe pesë vite për Claudi

Postuar: 19/12/2018 - 07:04

Dashi-Në dashuri nëse e gjeni veten të dyjëzuar prej situatave, do të thotë se nuk është ende m

Postuar: 18/12/2018 - 23:56

Po, paraqitja ka shumë rëndësi për partnerin dhe kjo nuk ka pikë dyshimi.Madje, sipas një studimi

Postuar: 18/12/2018 - 23:07

 Një pensionist ka kryer aktin përfundimtar të mirësisë kur i bleu vajzës së vogël, që jeton

Postuar: 18/12/2018 - 22:56

Dashi: Nëqoftëse partneri juaj është në shenjën e Dashit ai është i vendosur dhe dëshiron të jetë

Postuar: 18/12/2018 - 22:42

Disa orë në lindje të Moskës, ku lumi Sura takohet me Vollgën, një laborator ish-sovjetik pompo