Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Toka nuk gjen qetësi/ Dy lëkundje të forta tërmeti godasin gjatë natës Shqipërinë, ja ku ishte epiqendra dhe sa ballë

Toka nuk gjen qetësi/ Dy lëkundje të forta tërmeti godasin
x

Lifestyle

Makina e kohës së Sistemit Diellor, dalin studime të reja për bërthamën e planetëve

Makina e kohës së Sistemit Diellor, dalin studime të reja

Studime të reja të publikuara në “Science” tregojnë hollësi të reja mbi formimin dhe përbërjen e “Arrokoth’, objekti transneturian i Fashës së Kuiper, trupi qiellor më i largët dhe më primitiv i Sistemit Diellor që nuk është arritur asnjëherë nga ndonjë sondë.

Më 1 janar 2019, “New Horizons” kaloi pranë objektit hapësinor më të largët që nuk është studiuar ndonjëherë nga një mision robotik, “2014 MU69”, që shumë e njohin si “I fundit Thule”.

Pas shumë kontradiktave lidhur me emrin, në shkrimet mesjetare, “I fundit Thule” përmblidhte kufijtë e botës së panjohur. Nazistët e imagjinonin si vendin e pakapshëm të origjinës së racës ariane. Asteroidi binar u pagëzua me emrin “Arrokoth”, “qiell”, në gjuhën e fiseve autoktone amerikane, Poëhatan.

Studimet e reja, bazuar në shumë të dhëna, përshkruajnë në detaje përbërjen e objekteve si “Arrokoth”, bërthama e planetëve të njohur si planetizmi.

Studimi i kryer nga amerikani William McKinnon, i universitetit “Washington”, ndërtoi përmes simulimeve përbërjen e Arrokoth-it. Hipoteza është që dy lobet që e përbëjnë ishin dikur objekte të pavarura të formuara nga kolapsi gravitacional në të njëjtin rajon lokal të mjegullnajës diellore, etj. dhe pastaj u afruan butësisht. Kjo bie në kundërshtim me teorinë më të përhapur mbi formimin e planetëve, sipas të cilave objekte nga pjesë të largëta të mjegullnajës përplasen për të formuar bërthamat e planetëve.

Studimi i dytë i drejtuar nga John Spencer, nga Instituti i Kërkimeve Jugperëndimore në Boulder, Kolorado, u përqendrua në formën e Arrokoth, më voluminoze dhe me lobe më pak të shtypur nga sa pritej. Sipërfaqja e tij tregon se ka mbetur pothuajse e pandryshuar nga origjina e Sistemit Diellor, nga i cili akoma mund të ruante informacione të rëndësishme, ndryshe nga trupat e tjerë të largët qiellorë. Dendësia e kratereve sugjeron që sipërfaqja e saj është e vjetër rreth 4 miliardë vjet.