BREAKING NEWS

Këshilli Politik ul siparin, Basha bën lëvizjen e radhës, zbulohet se çfarë do të ndodhë nesër në orën 11:00

Këshilli Politik ul siparin, Basha bën lëvizjen e radhës,
x

Lifestyle

Maskat që do të prodhohen dhe shpërndahen në Nju Jork mbajnë firmë shqiptare

Maskat që do të prodhohen dhe shpërndahen në Nju Jork

Shefja e sëmundjeve infektive në Spitalin Universitat “Stony Brook”, në Long Island në New York bashkëpunoi me inxhinierin dhe fqinjin e saj, Agjah Libohova, për të realizuar maskat mburojë të fytyrës, për të ndihmuar mjekët në vijën e parë të frontit me koronavirusin.

Libohova është një shqiptar, inxhinier industrial i specializuar në materiale plastike. Dhe duke parë mungesën e masave mbrojtëse për mjekët në Amerikë, së bashku me doktoreshën Bettina Fries projektuan modelin e maskës dhe prodhuan prototipin e parë.

Së bashku, brenda disa ditësh, ata zhvilluan një model të ri të mburojave plastike mbrojtëse, lehtësisht të prodhuara në masë për të ndihmuar punonjësit e mjekësisë në vijat e para të krizës gjithnjë e më vdekjeprurëse të koronavirusit. Shteti i New York-ut tashmë urdhëroi 1 milion prej tyre.

“Nuk ishte rastësi që bashkëpunova pikërisht me Agjahun, ai është një mik shumë i mirë dhe një inxhinier i shquar”, deklaroi dr. Fries e emocionuar me lot në sy nga disponueshmëria e fqinjit shqiptar.