BREAKING NEWS

Propozimi i papritur i Silva Binos: Të mbyllim sërish fundjavat!

Propozimi i papritur i Silva Binos: Të mbyllim sërish fundjavat!
x

Lifestyle

Mbyllën djalin e tyre 5-vjeçar në një kafaz për mace, prindërit e u torturuan me lugë të nxehtë dhe pinca për muaj të tërë derisa të vdiste

Mbyllën djalin e tyre 5-vjeçar në një kafaz për mace,
Një djalë pesë vjeçar u mbajt nga prindërit e tij në një kafaz maceje dhe më pas është djegur për vdekje. Azlin Arujunah dhe Ridzuan Mega Abdul Rahman, të dy 27 vjeç, akuzohen se derdhën ujë të valuar mbi djalin e tyre në shtëpinë e tyre në qytet-shtetin e Azisë Juglindore tre vjet më parë.

Në gjykatë u tha se pesë-vjeçari ishte mbajtur në një kuti mace dhe u torturua me lugë të nxehtë dhe pinca për muaj të tërë para se të vdiste. Vdekja e tij u shkaktua nga një goditje në kokë dhe derdhje e ujit të nxehtë 92 gradë celsius në trup.

Një patolog mjekoligjor i tha të mërkurën Gjykatës së Lartë të Singaporit se çarjet në trupin e djalit mund të ishin rezultat i mbajtjes së të riut në hapësirën e mbyllur.

Fotot e trupit të djegur të djalit dhe prerjet në trupin e tij, përfshirë dëmtimet në fytyrë dhe kokë, ju treguan gjykatës me një video. Ndër listën e dëmtimeve të tmerrshme ishin djegie të shkallës së dytë dhe të tretë që mbulonin 75% të trupit të djalit, lëndime akute të veshkave, dehidratim, hundë të thyer, prerje në fytyrën e tij dhe vonesë të të folurit.