Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Me fat në dashuri, muaji shtator do i gjejë çift e të lumtur këto shenja të horoskopit

Postuar: 24/08/2019 - 23:27

Astrologët thonë se shenjat e Horoskopit që vijojnë si më poshtë do ta mbyllin muajin gusht, në çift.

Dashi

Ky muaj është shumë i bukur në fushën e ndjenjave, aq sa do t’i nxitni të gjithë ata që s’besojnë në dashuri të bëjnë hapa para. Është e vërtetë që yjet na ndihmojnë, por nëse do të mbyllemi në shtëpi, asgjë nuk do të ndodhë. Periudhë interesante për zemrat e vetmuara që janë duke bërë njohje të reja. Miqësitë e krijuara në fund të korrikut mund të ndryshojnë status. Gushti dhuron emocione dhe të reja të rëndësishme.

Virgjëresha

Ky muaj do t’ju dhurojë shumë vetëkënaqësi. Favorizohen personat që janë prej kohësh vetëm dhe të zhgënjyer nga dashuria. Planifikoni pushime argëtuese, këto ditë të gushtit sepse shumë planetë do të përqendrohen në shenjën tuaj. Mjafton të frekuentoni vendet e duhura dhe të mos jeni pesimistë. Edhe një aventurë e thjeshtë mund të shndërrohet në diçka më shumë. Të lindurit në shenjën e Virgjëreshës dinë mjaft mirë të vënë në punë mendjen dhe jo të dashurohen vetëm falë aspektit fizik.

Ujori

Ju kanë lodhur këshillat dhe kërkesat e të afërmve për të marrë vendimet e duhura, por këtë muaj nuk do t’ju stresojnë. Nuk do ta ndieni ndikimin e palëve të treta dhe do të bëni sipas kokës suaj. Lërini mënjanë dyshimet, nëse jeni të vetmuar prej kohësh. Nëse korriku ka qenë problematik, gushti do të jetë muaji i rizgjimit të ndjenjave, sidomos pas kalimit të Venusit në shenjën tuaj në datën 22. Emocione të veçanta me të lindurit në shenjën e Peshqve, Akrepit dhe të Bricjapit.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/09/2019 - 11:06

Një burrë nga Luiziana u mbyt ndërsa i propozonte për martesë të dashurës së tij nën ujë.

Steven Weber Jr. dhe Kenesha Antoine ishin me pushime në Tanzani kur ndodhi incidenti tragjik.

Postuar: 20/09/2019 - 22:48

Një familje përjetoi tmerr teksa në murin e banesës ku jetojnë, një gjarpër piton, me përmasa gji

Postuar: 20/09/2019 - 20:35

Të tjerët shmangin vetminë si murtaja.

Postuar: 20/09/2019 - 20:18

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Ukrainë, ku një vajzë vetëm 12-vjeçe ka sjellë në jetë fëmi

Postuar: 20/09/2019 - 19:53

Një i ri nga Rumania shpëtoi gjallë pasi mori një plumb në kokë, nga një e shtënë që vinte prej 3