Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Më thuaj shenjën e horoskopit, të të them çfarë të bën të lumtur

Postuar: 12/10/2018 - 08:15

Çfarë ju duhet për të qenë të lumtur? Ne e dimë se nevojat tona themelore janë ushqimi, uji, ajri, strehimi, dhe gjumi. Pasi i kemi plotësuar këto nevoja primare, ka disa nevoja fiziologjike të tilla si siguria, kujdesi shëndetësor, puna, shtëpia, ndjenja e përkatësisë, dashuria, vetëbesimi, njohjet sociale, dhe arritje që shtojnë cilësinë e jetës sonë. Përveç kësaj, disa njerëz dëshirojnë gjëra më shpirtërore të tilla si ndërgjegjësimi, depërtimi, dhe rritja personale në mënyrë që të jetojnë jetën e tyre më mirë.

Po a e garantojnë lumturinë të gjitha këto gjëra? Më në fund keni disa këshilla se si të bëni dikë të lumtur, bazuar në shenjën e horoskopit. Ja çfarë duhet për t’i bërë të lumtura shenjat e horoskopit:

Dashi-Sfidat

Dashi ka nevojë për konkurrencë, madje edhe kur personi i vetëm që po konkurron është vetja e tij. I do sfidat, aventurat, për të testuar kufijtë sa herë që mundet. Sa më e vështirë konkurrenca, aq më mirë. I pëlqen të fitojë, sidomos kur e ka merituar.

Demi- Një shtëpi e rehatshme

Ju duhet një shtëpi e rehatshme që mund të shkoni dhe të relaksoheni. Ju pëlqen të ketë gjëra të bukura rreth jush dhe për të mbushur shqisat tuaja. Shtëpia është vendi më i sigurt ku mund të shkoni për të liruar veten nga streset dhe pakënaqësitë e botës.

Binjakët-Bisedat fantastike

Kur bëni një bisedë fantastike, ju ndiheni shumë të lumtur. Ka diçka që ju tërheq në një lidhje me dikë në një nivel intelektual dhe komunikues, që ushqen shpirtin tuaj si asgjë tjetër. Ju nuk jeni të mirë vetëm për të dëgjuar veten duke folur; keni nevojë për personin tjetër që të jetë aq i angazhuar sa ju.

Gaforrja-Familja

Ju keni nevojë për familjen. Është shumë e rëndësishme që ju të ndjeheni se ka njerëz që kujdesen për ju, ju mbrojnë dhe janë aty kur keni nevojë. Njerëzit e tu duhet të tregojnë se kujdesen për ju me përqafime të ngrohta, zemra të hapura, dhe supet ku ju mund të mbështeteni dhe të ngushëlloheni. Ju keni nevojë për familjen tuaj, edhe nëse ajo është e përbërë nga njerëz të cilët nuk kanë lidhje me ju dhe që thjesht zgjedhin t’ju duan.

Luani-Admirim

Është e lehtë të merrni atë që ju duhet shumicën e kohës, sepse keni nevojë për adhurim që të jeni me të vërtetë i lumtur dhe meqenëse ju jeni shpesh ylli apo lideri i grupit, në përgjithësi keni shumë njerëz admirues, që ju vlerësojnë dhe ju duan. Këta mund të jenë miqtë tuaj ose jo, sa por më shumë komplimente, aq më mirë për ju.

Virgjëresha-Vlerësimi nga të tjerët

Që të jeni të lumtur, ju duhet të mendoni se të tjerët e dinë rëndësinë tuaj në këtë botë. Ju doni që ata të pohojnë se jeni të shkëlqyer, të dobishëm dhe se jeni ai që duhet thirrur kur ka një problem që nuk mund të zgjidhet. Nëse do të mund të zgjidhej Gjeniu i Botës, do të ishit ai.

Peshorja-Paqe dhe dashuri

Ju keni nevojë për të njëjtat gjëra që kishin të nevojshme hipit e viteve 1960: paqe dhe dashuri. Ju nuk pëlqeni kur ka energji negative rreth jush, dhe konflikti ju shkatërron komplet. Ju dëshironi t’ju duan dhe të doni dhe të keni një partner i cili do t’ju bëjë të jeni të lumtur.

Akrepi-Intimitet

Ju jeni një person shumë privat dhe keni nevojë për intimitet dhe besim për të qenë i lumtur. Nëse nuk ndiheni të sigurt me kë apo kush është personi që ju shoqëron, ju keni tendencë të bëheni nervozë dhe të pakëndshëm. Nuk i pëlqeni njerëzit që nuk janë të drejtë me ju, por ju nuk jeni saktësisht të hapur dhe të drejtpërdrejtë me ta.

Shigjetari-Udhëtimet

Ju duhet dilni jashtë dhe të eksploroni. Nuk ka asgjë që ju bën të lumtur se sa një udhëtim diku, dhe ju duhet të shkoni sa më shpesh të jetë e mundur për të qenë me të vërtetë të lumtur. Përgjegjësitë dhe të qenit i lidhur ndaj diçkaje, ju bën shumë të pakënaqur.

Bricjapi-Kontrolli

Ju duhet të ndiheni sikur keni situatën nën kontroll për të qenë të lumtur. A ka të bëjë kjo me faktin që jeni një fanatik pas kontrollit? Po, por një fanatik i paparë. Ju jeni shumë të përgjegjshëm, të besueshëm, dhe ju e pëlqen këtë, kur çdo gjë është në vend dhe bota shkon siç duhet. Ju pëlqejnë rregullat, disiplina dhe parashikueshmëria, dhe në këtë mjedis, ju lulëzoni.

Ujori-Pavarësia

Ju duhet fleksibilitet në mendime. Jeni një person që ju pëlqen të qenit i pavarur. Keni shumë dëshirë të krijoni ide të reja, filozofi dhe teori dhe jeni shumë të lumtur kur keni të bëni me ide që ju ngacmojnë trurin dhe njerëz me pikëpamje të ngjashme.

Peshqit-Arti

Ju duhet një vend i qetë për të menduar ide të reja ose projektin tuaj të ardhshëm të artit. Ju doni të humbni veten në botën tuaj të fantazive dhe të shprehni veten më mirë duke përdorur frymëzimin dhe krijimin e artit.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 22

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 16/12/2018 - 23:11

 Në këtë artikull do zbuloni diçka më shumë rreth vetes përmes celularit, më saktë mënyrës se si e mbani dhe përdorni atë.

Postuar: 16/12/2018 - 22:49

 Përse të gjithë duan të punojnë tek Google.

Postuar: 16/12/2018 - 22:44

Viti 2019 është në prag, mësoni se çfarë ju ka rezervuar fati përmes leximit të yjeve.

Postuar: 16/12/2018 - 21:16

Një foto festive e një pirgu me dhurata po i bën njerëzit e internetit që të picërrojnë sytë.

Postuar: 16/12/2018 - 21:01

Tinder, aplikacioni më i famshëm i takimeve, publikoi se cilat janë preferencat, sa i përket aspe

Postuar: 16/12/2018 - 20:53

Nëse keni qenë ndonjëherë në palestër, me siguri keni parë disa persona që shkelin rregullat e mi

Postuar: 16/12/2018 - 17:54

 Dashi: Nëse partneri juaj është në shenjën e Dashit ai është i vendosur dhe dëshiron të jet