BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Lifestyle

Media italiane reportazh për bukuritë shqiptare dhe Tiranën

Media italiane reportazh për bukuritë shqiptare dhe Tiranën

Media kombëtare italiane, “RAI Radio3” i ka bërë jehonë sot potencialit turistik që ofron Shqipëria dhe në mënyrë të veçantë ndryshimit rrënjësor që ka pësuar Tirana në dy vitet e fundit, ndërsa fton qytetarët italian që ta konsiderojnë atë një destinacion të tyren.

Rubrikën e saj, “RAI Radio3 - Mondo”, ku flet për zhvillimet në vendet e tjera, kjo radio ia ka kushtuar pikërisht Shqipërisë, ku nëpërmjet një reportazhi të gjatë, Tirana paraqitet si promotore e ndryshimit të të gjithë vendit dhe një potencial i mirëfilltë turistik dhe kjo falë punës që po kryen Bashkia e Tiranës. 

Gazetarja italiane ka vizituar disa nga vendet më tërheqëse në Tiranë, ato historike si xhamia e “Et’hem Beut”, por edhe ato që falë investimeve dhe vizionit të Bashkisë së Tiranës janë kthyer në vende të preferuara për turistët e huaj, përfshi këtu Pazarin e Ri, sheshin “Skënderbej”, si dhe “Shtëpinë e gjetheve”, një nga bazat simbol të veprimtarisë së shërbimit famëkeq të Sigurimit të Shtetit. Më pas ajo udhëton drejt Durrësit dhe Vlorës, ku gjithashtu i bën një ekspoze të gjerë mundësive turistike të këtyre zonave.
 
“RAI Radio3” ka postuar edhe një set fotosh të “Lovelyplanet” nga Tirana në faqen e saj në rrjetin social Tëitter, ku bien në sy ato nga sheshi “Skënderbej” dhe xhamia e “Et’hem Beut”, ndërsa i shoqëron edhe me një sërë komentesh pozitive për Tiranën dhe Shqipërinë.
 
“Tirana është kthyer tashmë në kantierin e ndryshimeve në vend”, shkruan “RAI Radio3” në Tëitter, duke iu referuar pikërisht transformimit të madh që po pëson kryeqyteti shqiptar. Një vëmendje të veçantë zë padyshim Pazari i Ri, i cili është shndërruar në një hapësirë të dashur për qytetarët e Tiranës dhe të gjithë turistët. “Pazari i Ri në qendër të Tiranës tashmë është kthyer në një zonë baresh e restorantesh”, shkruan “RAI Radio3” në një tjetër koment në Tëitter.
 
Në përfundim, kjo radio thekson se turizmi në vendin tonë është rritur me 15%, ndërsa shprehet se Shqipëria është destinacion për italianët.