BREAKING NEWS

E veshur sportive dhe duke shijuar tingujt e çiftelisë, ambasadorja Yuri Kim shfaqet si kurrë më parë (Pamjet)

E veshur sportive dhe duke shijuar tingujt e çiftelisë, ambasadorja
x

Lifestyle

Çmendet moti, tërbohen temperaturat, regjistrohet muaji më i ngrohtë i të gjitha kohërave

Çmendet moti, tërbohen temperaturat, regjistrohet muaji më i

Në nivel global, muaji i kaluar pati temperatura 0.63 gradë celsius mbi normalen e regjistruar në periudhën 1981-2010, duke e bërë kështu majin më të ngrohtë të të gjitha kohërave. Këto janë të dhënat e marra nga “Copernicus Climate Change Service”.

Sipas “Copernicus”, temperatura më e lartë u regjistrua në disa zona të Siberisë, me 10 gradë mbi mesataren, por edhe në Alaskë dhe Antarktidë.

Nga qershori 2019 në maj 2020 u regjistruan temperatura 0.7 gradë mbi mesataren e stinëve, e njëjtë me atë të periudhës më të nxehtë të të gjitha kohërave, tetor 2015-shtator 2016.

Në Europë, maji regjistroi temperatura më të ulëta krahasuar me mesataren, por me diferencë gjeografike. Shifra të ulëta pati edhe në Ballkan.