BREAKING NEWS

Tronditëse! Krim i dyfishtë në vend, vriten me armë zjarri dy vëllezër (Emrat)

Tronditëse! Krim i dyfishtë në vend, vriten me armë zjarri
x

Lifestyle

Mendonin se kishin gjetur një bombol gazi në depon e fshehtë në oborr, por ajo që zbuluan i shtangu

Mendonin se kishin gjetur një bombol gazi në depon e fshehtë

Shpëtoi mirë një familje britanike, pasi një objekt i vjetër që gjetën në oborrin e shtëpisë, që e morën për bombol të vjetër gazi, doli të ishte një bombë e pashpërthyer e Luftës së Dytë Botërore.

Ed Cawdell, 43 vjeç, dhe familja e tij po pastronin strukturën misterioze të betonit në oborrin e pasmë të shtëpisë, në Quorn të Leicestershire, kur gjetën eksplozivin.

Ata kishin gërmuar përreth për të shtyrë kohën gjatë mbylljes kur zbuluan se brenda strukturës ishte një lloj strehimi ose baze, që daton që nga vitet 1940.

Brenda strehimit, për të cilin familja beson se përdorej nga Garda e Brendshme, ata gjetën lodra të vjetra, sapun, shishe birrë, një kavanoz me turshi, orë, çakmakë dhe shishe.

Por të hënën, ata nxorën atë që ata fillimisht menduan se ishte një shishe e vjetër oksigjeni, por më pas kuptuan se ishte një predhë që mund t’u kishte rrezikuar jetën.