BREAKING NEWS

SPAK sekuestron pasuritë e Adriatik Llallës, vjen paralajmërimi i fuqishëm nga Yuri Kim

SPAK sekuestron pasuritë e Adriatik Llallës, vjen paralajmërimi i
x

Lifestyle

Meri paralajmëron këtë shenjë horoskopi

Meri paralajmëron këtë shenjë horoskopi

Sot datë 29 Tetor dhe Mërkuri tashmë i kundërt në Peshore takohet me asteroidin Hidalgo.

Mërkuri i Kundërt në Peshore rishqyrton marrëdhënie dhe bashkëpunime grupime dhe padrejtësira.

Hidalgo, përfaqëson pavarësinë si ide kryesore dhe në formën e betejës si vazhdim .Kërkon në mënyre ideale jo vetëm pavarësinë individuale por edhe të të tjerëve.Është krahasuar me rezistencën kundër globalizmit.

Si rrjedhojë ky kombinim në Peshore sjell edhe tendencën e drejtesisë dhe barazisë nëpërmjet përdorimit të revolucionit.

Sot do ta përktheja si kundërshtim ndaj utopisë sidmos në marrëdheniet ndërpersonale.

Ju duhet të keni kujdes per ti riparë edhe nje herë ekuilibrat në çift apo në një marrëdhënie erotike që ju lidh edhe me punën e karrierën tuaj në përgjithësi.

Do të kuptoni se duhet të shikoni më qartë.

Do  të kërkoni t’ju dalë në dritë një ngatërresë që ju kaëe futur në një ambjent pune dhe situate me dikë që ju lidh puna e që ju keni mbetur në një situatë te keqkuptuar.

Dikush nga e kaluara do të rikthehet në mendjen tuaj në një raport sentimental dhe erotik.

Do kërkoni sqarim dhe ekuilibrat e prishur.

Por mund të ndodhë e kundërta t’ju kërkojnë juve sqarim për një padrejtësi që keni bërë.

Dita sot ju fton të kuptoni se si jeni futur në një situatë të ngatërruar familjare e cila do të ndërlikohet më shumë nga një ndërhyrje e një personi që ka qenë në jetën tuaj në të kaluarën 

Do merrni nje mesazh sot që nuk do ju lërë aspak indiferentë dhe do ju ngacmojë në mënyrë të tillë që tashmë duhet të bëni një sqarim apo një betejë për tu çliruar.

Nje rrëmujë në çështjet personale dhe ekonomike do dali papritur përballë jush dhe ndërkohë do kuptoni që dikush me dashje ju ka futur në këtë vëshirësi dhe ju i keni besuar verbërisht .

Mërkuri i kundërt sot në jetën tuaj do të sjellë tendenca ndryshimi dhe revolucioni por që ju nuk mund ta bëni dot vetëm këtë revolucion .

Ju duhet në krahë ai person qe e keni mohuar deri tani.

Ju rikthehen disa çështje për zgjidhje sidomos që lidhen me pamjen tuaj dhe gjëra që janë praktikisht të domosdoshme për tu zgjidhur dhe për tu ekuilibruar.

Një tradhëtar kthehet në jetën tuaj dhe kërkon falje ose ju do kuptoni që tradhëtia e dikujt nuk kishte kufij në jetën tuaj dhe në ndjenjat tuaja .

Ju rikthehet një problem që lidhet me karrierën dhe punën  dhe do detyroheni ta shtyni për disa kohë një çështje të rëndësishme personale nga ky problem.

Një ndihmëse nga jashtë do vejë ekuilibrin në jetën tuaj sidomos në çështjet ekonomike apo në sigurinë që ju ka munguar gjithë këto kohë.

Do ju rikthehet një propozimi pune nga e kaluara apo do kuptoni që me dikë të afërt keni vepruar shume gabim dhe do donit të rregullonit përsëri marrëdhënien e prishur.