BREAKING NEWS

“Pa koment”,Rama poston foton nga takimi i Bashës dhe jep mesazhin e fortë

“Pa koment”,Rama poston foton nga takimi i Bashës dhe jep
x

Lifestyle

Meri Shehu zbulon surprizat që i presin këto shenja të Horoskopit, ka edhe lajme të mira! Ja si do ju shkojë ky muaj

Meri Shehu zbulon surprizat që i presin këto shenja të

Astrologia e njohur Meri Shehu ishte e ftuar si çdo fillim muaji në emisionin “Rudina” në Tv Klan për të bërë parashikimin e shenjave të horoskopit dhe për të mësuar më tepër se çfarë do ndodhë me secilën prej tyre.

12.Gaforrja

Në datën 12 Hëna e Re i jep një ndriçim në lidhje me karrierën, por edhe në datën 10 do kemi shumë lajme të mira personale. Gradualisht Gaforret duhet të mbledhin forcën dhe duhet të krijojnë më shumë kushte të mira për punët e tyre sepse Marsi që do futet në shenjën e tyre, mund të t’i japë një lloj nervozizmi nxitimi dhe të kenë një përballje me punët që kanë bërë. Unë rezymenë e këtij pozicioni e bëj vetëm prej Marsit që futet në datën 23 në shenjën e tyre dhe mund të heqin të mirat që kanë arritur deri tani.

11.Bricjapi

Është ajo shenjë që ka marrë shumë energji dhe kishte tendencën e bllokimit vitin e shkuar, ka filluar një hapje dhe mundësi të mira ekonomike dhe një çlirim deri diku, por disa vlera shumë të rëndësishme, do fillojnë të marrin një drejtim tjetër pas datës 12. Data 12 do jetë si një datë stacion, por edhe data 2,7 ku Bricjapët do e mbledhin veten pas tronditjeve që ju vijnë dhe do kenë një lloj ndryshimi në jetën personale dhe familjare.

10.Akrepi

Akrepët do merren kryesisht me punën, por edhe me marrëdhëniet e tyre në përgjithësi. Puna do jetë e rëndësishme që në datën 4 futet Mërkuri në shenjën e Dashit që ju jep një ofensivë në lidhje me punën dhe të gjithë ata që do bëjnë diskutime punë, do të kenë një larmi udhetimesh, kontakte, biseda të rëndësishme. Ata që dëshirojnë ta ndryshojnë punën, pas datës 12 do kenë një mundësi shumë të mirë. Akrepët do marrin një trajtë shumë të bukur në fund të muajit sidomos me Hënën e Plotë në datën 27. Do i presë një pranverë dhe verë e mrekullueshme.

9 Peshqit

Jemi para një hapje shumë të rëndësishme, por derisa të hapet kjo periudhë Peshqit duhet të merren më çështjet ekonomike. Është një fazë e rëndësishme dhe një ndryshim i madh në çështjet ekonomike që do i favorizohet në këtë periudhë. Do theksoja datën 9 për Peshqit, nëse do duan të bëjnë diçka në jetën e tyre personale, mund ta bëjnë dhe ta deklarojnë, pse jo mund të kemi ndonjë fejesë apo martesë. Data 10 do jetë shumë e mirë për të gjithë për marrëdhëniet ndërpersonale.

8 Shigjetari

Do jenë shumë erotikë me shumë plane krijuese dhe do nxjerrin në pah gjëra të reja. Pas datës 23 në futje të Marsit në Gaforre shikoj problem familjare, problem në çift, por edhe probleme ekonomike që duhet t’i shikojnë me kujdes.

7 Virgjeresha

Jeni shumë të predispozuar për çështjet ekonomike, për sqarimet në marrëdhënie pune dhe në marrëdhëniet personale intime, shumë Virgjëreshë do kenë një muaj të furishëm dhe duan ta ngrejnë në një rang cilësor më të mirë jetën e tyre personale. Mund të kenë takime shumë të rëndësishme romantike pas datës 27 me Hënën e Plotë në shenjën e Akrepit.

6 Demi

Derisa të vemë në datën 19 që do futet Dielli në shenjën e tyre, janë pak të bllokuar me planet e tyre, me atë energji të tyre të brendshme, do merren me veten e tyre dhe do akumulojnë më shumë energji sesa duhet dhe kjo energji do i bëjë nervoz. Fundi i Prillit ose mesi i muajit dhe tutje do jetë shumë irëndësishëm për Demin dhe ata që nuk kanë bërë gjëra të rëndësishme qoftë për jetën personale do fillojnë të ngrihen, të ndihen vital, më me para dhe të sigurt.

5 Dashi

Dashët kanë shumë planet në shenjën e tyre do kenë akoma në datën 4 planetë shumë të rëndësishëm, do futet Mërkuri në shenjën e tyre, komunikime, lëvizje, energji, iniciativa nga më të mirat dhe nga më të rëndësishmet. Mendoj që me Hënën e Re në shenjën e Dashit do kthehet një histori e re në jetën e tyre.

Për shkak të kohës së limituar televizive astrologia Meri Shehu nuk arriti të përfundonte parashikimin e 4 shenjave më të privilegjuara të horoskopit për muajin Prill që janë Luanët, Ujori, Peshorja dhe Binjakët, të cilat do t'i përfundojë në puntatën e sotme.