BREAKING NEWS

COVID në Shqipëri/ Më shumë se 900 raste të reja, MSH zbardh bilancin e 24 orëve të fundit

COVID në Shqipëri/ Më shumë se 900 raste të reja, MSH
x
BREAKING NEWS

Zgjerimi i BE, lajm i mirë për Shqipërinë, rriten shanset për anëtarësim

Zgjerimi i BE, lajm i mirë për Shqipërinë, rriten shanset
x
BREAKING NEWS

Temperatura deri në 40 gradë, moti bën kthesën drastike të premten

Temperatura deri në 40 gradë, moti bën kthesën drastike
x
BREAKING NEWS

Vrau dy turistët çekë në Prekal, Gjykata e Lartë merr vendimin për Sokol Mjacajn, ia ‘hedh çelësat në det’

Vrau dy turistët çekë në Prekal, Gjykata e Lartë merr
x
BREAKING NEWS

“PS është shkërmoqur si parti”/ Spartak Braho flet për emërimet brenda Partisë Socialiste dhe ia numëron ‘një nga një’ kryeministrit: Gjithçka e vendos Rama sikur është shefi i Shtabit. Si kjo situatë nuk ka pasur ndonjëherë

“PS është shkërmoqur si parti”/ Spartak Braho flet
x
BREAKING NEWS

Rrebeshe të forta dhe stuhi/ Moti bën ndryshimin drastik, meteorologu tregon kur vjen kthesa e madhe dhe si parashikohet fundjava

Rrebeshe të forta dhe stuhi/ Moti bën ndryshimin drastik, meteorologu
x
BREAKING NEWS

“Ka filluar që kur ishte ministër Olldashi”, Spartak Braho hedh dritë mbi skandalin e madh me rrugën Kardhiq-Delvinë: Aferë korruptive! Balluku pjesë e oligarkisë së kryeministrit. Ai është megaloman dhe…/ Rama i ka hipur...

“Ka filluar që kur ishte ministër Olldashi”, Spartak
x
BREAKING NEWS

"Ka nja dy deputetë që kundërshtojnë me të drejtë"/ Spartak Braho plas deklaratën e fortë për aferën e inceneratorëve: Skandali është kaq i fortë sa…Ja pse Rama nuk e jep dorëheqjen. A do ketë fundin e Musolinit?

"Ka nja dy deputetë që kundërshtojnë me të
x

Lifestyle

Mërkuri retrogradë nxit drama në dashuri? Ja çfarë thonë yjet për dashurinë sipas shenjës së horoskopit

Mërkuri retrogradë nxit drama në dashuri? Ja çfarë

Disa janë në fazën e tyre më të mirë me partnerin, të tjerë kanë probleme, ndërsa disa edhe po ndahen. Në listën e mëposhtme, do të shohim se çfarë thonë yjet për ju.

Dashi – Nëse jeni në kërkim të dashurisë, kjo është koha e duhur për ju! Jo vetëm që do ndiheni më të sigurt gjatë gjithë fundjavës, por gjithashtu do të jeni më karizmatikë dhe më miqësorë. Flirtoni me dikë, dilni në takim, flisni me njerëz të rinj. Qëllimi i kësaj jave është ta bëni jetën tuaj të dashurisë sërish argëtuese!

Demi – Kini kujdes këtë javë. Mërkuri Retrogradë po nxit dramë në shenjën tuaj duke filluar nga e diela dhe është shumë e vështirë të gjesh fjalët e duhura për të thënë. Përpjekjet tuaja për të flirtuar mund të sjellin keqkuptime. Merrini gjërat ngadalë tani, nuk ka nevojë të nxitoni!

Binjakët – Retrograda e Mërkurit do të sillet mirë me ju këtë fundjavë! Nëse keni menduar të hidhni hapin e parë ose të flisni me një person të veçantë, tani është koha! Por kujdes vetëm nga ish-at, mos i riktheni dramat në jetën tuaj!

Gaforrja – Një ish po kthehe, por duhet të gjeni një mundësi për t’i treguar derën. Ndonëse ky person mund të flasë hapur, nuk është koha t’i riktheheni ishave. Nëse do të jeni në gjendje ta largoni nga jeta juaj, do të keni shumë më shumë fat në jetën tuaj të dashurisë.

Luani – Kjo nuk është koha për të filluar ndonjë gjë serioze në dashuri. kështu që nëse jeni duke kërkuar për romancë ose një lidhje të vërtetë prisni pak. Por nëse doni vetëm të argëtoheni, dilni e takoni njerëz të rinj!

Virgjëresha – Nëse keni dashur të përmirësoni marrëdhënien tuaj tani është koha e duhur për të filluar bisedën e për të parë mendimin e partnerit tuaj. Kjo është gjithashtu një fundjavë e mirë për jetën tuaj seksuale! Marsi dhe Plutoni po bashkohen në zonat më seksi të grafikut tuaj, kështu që jeta në dhomën e gjumit është më e nxehtë se kurrë.

Peshorja – Po kërkoni dashuri? Të gjithë janë gati t’i thonë po një takimi me ju. Po i tërhiqni njerëzit shumë më lehtë. Të martën është fillimi i një periudhe gjashtë javore në të cilën ju jeni në gjendje të përqendroheni në marrëdhënien tuaj, kështu që jeta juaj e dashurisë do të marrë një shkëlqim së shpejti.

Akrepi – Kjo është një javë spektakolare për të krijuar lidhje të reja për të gjithë akrepat beqarë! Megjithatë jeni shumë më emocionalë se zakonisht tani. Kjo është e shkëlqyer për romancë, por edhe për të krijuar ndjenja. Kini kujdes se me kë vendosni të dilni këtë javë!

Shigjetari – Kjo fundjavë është e mahnitshme për të kaluar kohë me partnerin tuaj dhe për t’u afruar shumë, shumë më tepër me ta, brenda dhe jashtë shtratit. Nëse jeni beqarë, do i tërhiqni të tjerët shumë më lehtë. Njerëzit janë në rresht për të qenë me ju, por është dikush i veçantë mes tyre!

Bricjapi – Edhe pse puna po fillon dalëngadalë të pushtojë jetën tuaj, po ju jepen disa ditë gjatë të cilave jeni më me fat me dashurinë, veçanërisht të hënën dhe të mërkurën. Çelësi i suksesit është të rrëzoni muret tuaja dhe të jeni më miqësorë. Organizoni një natë romantike me partnerin! Ju jeni në kontroll të drejtimit të jetës suaj të dashurisë këtë javë.

Ujori – Dashuri dhe epsh. Zona juaj e romancës, seksit dhe argëtimit do ndriçohet nga planetët e dashurisë, Venusi dhe Marsi. Jeni më të gatshëm të tregoni dashuri ndaj të tjerëve dhe po mësoni të hapeni për të marrë më shumë dashuri nga të tjerët gjithashtu. Flirto! Takohu me atë personin që pëlqen! Për sa kohë që po bëni diçka për të nxitur jetën tuaj të dashurisë, do të keni sukses këtë javë.

Peshqit – Të balancosh ndjenjat është e vështirë! Nuk do jeni në disponim për të dalë në takime, por as të interesuar për romancë. Nëse ndjeni një lidhje të thellë me dikë dhe dëshironi ta njihni vërtet, mos nxitoni!