BREAKING NEWS

Rëndohet bilanci/ Shënohet viktima e dytë nga COVID në Shkodër, vdes babai i pacientit zero

Rëndohet bilanci/ Shënohet viktima e dytë nga COVID në
x

Lifestyle

Momenti i jashtëzakonshëm kur pacientja zgjohet gjatë operacionit në tru dhe i bie violinës

Momenti i jashtëzakonshëm kur pacientja zgjohet gjatë operacionit

Në internet po qarkullon videoja e një pacienteve, e cila gjatë operacionit në tru, zgjodhet dhe i bie violinës.

Dagmar Turner, 53 vjeçe u diagnostifikua me një tumor në vitin 2013, i cili vazhdoi të rritej, pasi ajo pësoi një goditje cerebrale, ndërsa ishte duke performuar në një koncert.

Gruaja u detyrua t’i nënshtrohej ndërhyrjes kirurgjikale. Tumori ndodhej në lobin frontal të djathtë të trurit të saj, afër një zone që kontrollon lëvizjen e dorës së majtë, thelbësor për t’i dhënë mundësinë që të vazhdojë t’i bjerë violinës.

Në operacionin që zgjati gjashtë orë, ajo u zgjua nga mjekët, të cilët i dhanë violinën dhe i kërkuan asaj që të interpretonte.

Në këtë mënyrë, kirurgët identifikuan dhe shmangën pjesët e trurit që aktivizohen ndërsa ajo luan.