BREAKING NEWS

'Luftë' për PD-në/ Lulzim Basha i përgjigjet 'dhëmbë për dhëmbë' Sali Berishës pas akuzave të rënda që bëri nga Fieri: Kjo gjë nuk do të ndodhë kurrë!

'Luftë' për PD-në/ Lulzim Basha i përgjigjet
x
BREAKING NEWS

“Po dëgjohen tringëllima prangash”, Frrok Çupi nxjerr prapaskenat e rënda dhe plas paralajmërimin ‘bombë’ për politikanët shqiptarë: Janë kapur në krimin e...

“Po dëgjohen tringëllima prangash”, Frrok Çupi
x
BREAKING NEWS

Ambasada e SHBA thërret deputetët demokratë për dosjet korruptive të Sali Berishës, zbardhen informacionet nga takimet

Ambasada e SHBA thërret deputetët demokratë për dosjet
x
BREAKING NEWS

Artan Hoxha zbardh goditjet e SPAK, priten arrestime ish-ministrash dhe funksionarësh në nivele të larta, në listë edhe Berisha

Artan Hoxha zbardh goditjet e SPAK, priten arrestime ish-ministrash dhe
x

Lifestyle

"Mos harxhoni kohë duke shikuar pas, e djeshmja është e vdekur", ndryshime të mëdha për këto shenja, ja çfarë thotë horoskopi

"Mos harxhoni kohë duke shikuar pas, e djeshmja është e

Dashi

Duhet ta keni qartë që nëse dorëzoheni para problemeve të vogla këtë javë tani që jemi pothuajse në mes të saj, do ju duhet të dorëzoheni edhe përballë problemeve më të rëndësishme më vonë. Duhet t’i bini tavolinës dhe të refuzoni kompromiset.

Demi

Nuk duhet t’i lejoni të tjerët t’ju tërheqin poshtë në nivelin e tyre. Fakti se të tjerët kanë një qëndrim negativ ndaj ngjarjeve që ju rrethojnë, nuk do të thotë që edhe ju të keni të njëjtin qëndrim.

Binjakët

Nëse dikush nis t’ju tregojë diçka interesante dhe më pas përpiqet të ndryshojë subjektin, kjo është një shenjë se ju duhet të zbuloni ç’po ndodh. Mund të jetë duke ju ngacmuar, por ju mund ta keni informacionin që ju duhet.

Gaforrja

Fakti se u gëzoheni sfidave, nuk do të thotë se duhet t’i kërkoni ato. Përkundrazi, planetët thonë se nëse i merrni gjërat lehtë, të tjerëve do u duhet të merren me pjesët e vështira. Pse i bëni duart pis kot atëherë kur nuk keni pse?

Luani

Përpiquni të mos e shqetësoni veten me shqetësimet e të tjerëve, pasi pjesa më e madhe e tyre nuk do të kenë pasoja. Sa më shumë që ata shqetësohen se bota po shkatërrohet, aq më pak ju duhet të qetësoheni. Edhe nëse ata kanë të drejtë, shqetësimi nuk do ju ndihmojë.

Virgjëresha

Do të keni qëndrim pozitiv të mërkurë 8, veçanërisht nëse jeni ai lloj njeriu që shikon gjysmën plot të gotës. Kjo është një prej periudhave më të mira të vitit për ju, kështu që bëni një përpjekje për ta shijuar.

Peshorja

Mund ta keni të vështirë të përktheni në fjalë ndjenjat tuaja në ditët në vazhdim, por nuk ka asnjë problem. Ata që ju njohin mirë janë të vetëdijshëm se nganjëherë bllokoheni. Kjo periudhë nuk do të zgjasë shumë.

Akrepi

Momenti që dikush, kushdo, përpiqet të fusë hundët në marrëdhëniet tuaja, duhet t’ua bëni të qartë se nuk janë të mirëpritur. U thoni se duhet të mbajnë frymën derisa ju t’u kërkoni ndihmë, gjë të cilën ju sigurisht nuk do ta bëni kurrë.

Shigjetari

Mund të mos përparoni aq shumë sa doni me një detyrë këtë javë, por të paktën duhet t’ia nisni. Ku i dihet, megjithëse e vogël, hapi i parë mund të kthehet në themel për ato që ndërtoni më vonë gjatë vitit.

Bricjapi

Mund të jeni racional nga natyra, por jo të gjithë e ndajnë aftësinë tuaj për t’i parë ngjarjet në të njëjtën mënyrë. Mos u surprizoni nëse një koment i juaji përballet me mosmiratim.

Ujori

Duket se e keni përfshirë veten në një mosmarrëveshje mes dy personave të tjerë, nga e cila duhet të dilni sa më parë para se të zhyteni më thellë. Nëse mundeni, silluni keq me të dy dhe asnjëri prej tyre nuk do ju kërkojë më.

Peshqit

Mos harxhoni kohë duke shikuar pas dhe duke uruar që gjërat të kishin qenë ndryshe, pasi fakti i thjeshtë është se jeni aty ku jeni dhe asgjë nuk do të ndryshojë. E djeshmja është e vdekur, por ajo që mund të bëni nesër mund të ngjallë të nesërmen.