Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Mos i bëni kurrë këto gjëra kur vizitoni këto vende!

Postuar: 11/09/2018 - 11:38

Nëse po planifikoni të vizitoni një vend, duhet të paketoni rrobat e duhura për motin, karikuesin e celularin dhe disa njohuri që të mos i fyeni aksidentalisht vendasit. Ndaj që të mos vriteni, burgoseni apo t’ju ndalohet hyrja, mbani shënim:

Norvegji

Mos ia ngulni sytë njerëzve lakuriq. Norvegjesët nuk kanë kompleks për nuditetin dhe ndihen shumë mirë me veten e tyre, por nëse sheh një burrë apo grua norvegjeze duke u ndërruar në banjo publike, nuk është mirë t’ja ngulni sytë.

Rusi  

Mos dhuroni lule në numër çift. Ky është një gjest i rezervuar për të vdekurit. Nëse do të dhuroni një buqetë për një njeri të gjallë, duhet t’i jepni një, tre, pesë ose shtatë lule.

Japoni

Mos konsumoni ushqim kur jeni duke ecur. Është e pasjellshme. Gjithashtu, mos lini bakshish. Nuk është pjesë e kulturës dhe njerëzit do t’ju ndjekin në rrugë që t’ju kthejnë paratë.

Kroaci

Mos ngrini gishtin e madh, tregues dhe të mesit në të njëjtën kohë. Ky gjest njihet si “Përshëndetja Serbe Me Tre Gishta”, dhe nuk është mirë t’ju ngatërrojnë më një serb nacionalist në Kroaci.

Zelanda e Re

Mos u çudisni nëse shihni njerëz duke ecur zbathur në rrugë. Është e zakonshme për Kiwit që ecin pa këpucë dhe ndryshe nga Shtetet e Bashkuara, nuk i nxjerrin jashtë kur hyjnë në vende të ndryshme.

Turqi

Mos bëni shenjën që në shumë vende njihet si “OK” me gishta. Në Turqi është tmerrësisht fyese.

Indi

Mos u puthni në publik. Mund të arrestoheni për “veprime të turpshme”.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
You voted 2. Total votes: 4

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 24/09/2018 - 09:09

Shkencëtarët po konsiderojnë futjen e një kategorie të re të gjashtë të stuhisë, duke parashikuar se në të ardhmen mund të presim stuhitë që nuk kemi pasur mundësi të shohin më parë, as nuk jemi gati për ta.

Postuar: 24/09/2018 - 08:59

Nëse ju festoni ditëlindjen sot, 24 shtator 2018: Këtë vit, do të jeni të gatshëm të bëni pl

Postuar: 24/09/2018 - 07:22

Dashi

Postuar: 23/09/2018 - 22:56

Ben Bishop është kërkues amator i metaleve të çmuara, që ka gjetur në Somerset të Anglisë, një un

Postuar: 23/09/2018 - 22:55

Nëse po kërkon një pozicion në shtrat që të mos kërkojë shumë punë dhe mund, ekziston një pozicio

Postuar: 23/09/2018 - 22:50

​Nëse për një kohë të gjatë jeni nën stres, duhet kujdesur për simptomat e tij, pasi me rritjen e