BREAKING NEWS

Spartak Ngjela paralajmëron kthesën e madhe në politikën shqiptare

Spartak Ngjela paralajmëron kthesën e madhe në politikën
x

Lifestyle

Mos i harroni kurrë/ Këtij janë 10 gjërat që duhet të bëni përpara se viti të përfundojë

Mos i harroni kurrë/ Këtij janë 10 gjërat që duhet

Fundi i vitit po afrohet shpejt. A keni bërë gjithçka që keni planifikuar për të bërë këtë vit? Shpesh planet dhe qëllimet ndryshojnë përgjatë dymbëdhjetë muajve dhe kjo është mëse normale. Ne fillojmë vitin me disa ide, por me kalimin e kohës ne ndryshojmë.

Dëshirat dhe nevojat tona ndryshojnë. Mendjet tona ndryshojnë. Rrethanat tona ndryshojnë. Por, le të mos lejojmë që viti që po largohet prej nesh të mbyllet në mënyrë të papritur. Këtu janë 10 gjëra që duhet të bëni përpara se të përshëndetemi me 2020-ën!

1. Thuaj “Jo” për diçka. Në dhjetor ne përpiqemi të bëjmë gjithçka dhe të jemi aty për të gjithë. Ne përpiqemi të shkojmë në festat e gjithsecilit, të vizitojmë shtëpitë e të gjithëve për të parë dekorimet e tyre, përpiqemi të pranojmë çdo ftesë për të shkuar në dyqane, ose për të parë dritat e pushimeve. Zgjidh një gjë që të pëlqen të bësh nga sa më sipër, dhe thuaj “Jo” të tjerave për ta lehtësuar veten nga ky stres.

2.Gatuaj një vakt për dikë që është vërtetë i zënë. Është gjëja më e vlefshme që mund të bësh për dikë që është më shumë se i ngarkuar në këtë periudhë të fundvitit. Ndërkohë që hapni derën, jepini dikujt një tavë me lazanjë ose çfarëdo ushqimi që është specialiteti juaj.

3.Shto një lloj lëvizje në rutinën tënde të përditshme. Filloni me diçka të vogël si 10 push-ups ose 10 biceps. Ose provoni diçka të re si joga. Ju mund të bëni një përshëndetje diellore çdo mëngjes në vetëm disa minuta.

4.Bëni diçka praktike. Piqni biskota me gjyshen tuaj. Bëni diçka që mund t’a përdorni për të përkëdhelur veten. Bëni një pushim të ardhshëm. Ndani këtë aktivitet me fëmijët tuaj ose me dikë që e doni.5.Pastroni. Duke parë një sipërfaqe të pastër mund të heqësh një barrë nga mendja jote. Pastroni çantën tuaj, ku ndoshta ndonjë copëz çamçakëz nga ngelur aty në fund. Ose pastroni tavolinën ose bufenë e shtëpisë. Do t’ju marrë vetëm 10-15 minuta. Ju do të ndiheni kaq mirë më pas.

6.Dhuroni diçka. Shkoni tek rrobat tuaja të vjetra dhe jepni gjithçka që ju nuk do e vishni më. Sigurohuni që ato të jenë në gjendje të mirë. Merrni libra të vjetër ose lodra dhe dhurojini në një spital ose qendër bamirësie.

7.Gjej kohë të lirë për veten. Kisha juaj aty pranë ka ndoshta një kor duke praktikuar himnet e pushimeve. Bëni një udhëtim diku afër, si në një treg lokal të Krishtlindjeve ose në një fermë që e bën mushtin e mollës fantastik. Dilni në komunitetin tuaj dhe thithni aromë festash.

8.Shikoni një film. Shikoni diçka të këndshme me miqtë tuaj. Hani kokoshka dhe ku ka më bukur.

9.Kaloni ca kohë vetëm. Zbukurohu. Lexo një libër ose bëj thonjtë, pse jo dush, bëj meditim, merru me flokët, uluni në një kafene dhe pini kafe, çaj ose kakao. Bëni diçka për veten tuaj.

10.Mendoni për të gjitha gjërat e mira në jetën tuaj. Shikoni përsëri në vitin që po lemë pas. Sigurisht, ka diçka të mirë që ka ndodhur. Ju punoni shumë. Është koha për të festuar arritjet tuaja. Mos e mundoni veten për gjëra që nuk ndodhën. Numëro bekimet e tua.

Unë shpresoj që ju të gëzoni këtë listë të gjërave që duhet të bëni para fundit të vitit. Gjeni kohë për të bërë dy ose tre nga këto aktivitete për të përfunduar sezonin sa më bukur.