BREAKING NEWS

Gati të plasë  “Lufta e Tretë Botërore”, Suedia e Finlanda përgatiten për konflikt me Rusinë

Gati të plasë  “Lufta e Tretë Botërore”,
x
BREAKING NEWS

Humbje e madhe! “I pari në fushatën elektorale, i fundit u largua deri sa numëroi të gjithë votat”/ Ina Zhupa mes dhimbjes ndan lajmin e trishtë: Një nga djemtë më të mirë! Po na plas zemra

Humbje e madhe! “I pari në fushatën elektorale, i fundit u
x
BREAKING NEWS

Humbi jetën nga rrëzimi i tendës së kalçetos, i riu nipi i deputetit të njohur të PD-së, rrëqeth me mesazhin politikani dhe jep lajmin tronditës: Më fal Armando…

Humbi jetën nga rrëzimi i tendës së kalçetos, i riu
x
BREAKING NEWS

Tragjike/ Moti i keq i merr jetën të riut, ky është 22-vjeçari që vdiq mbrëmjen e sotme në Sarandë

Tragjike/ Moti i keq i merr jetën të riut, ky është
x
BREAKING NEWS

Emri/ Stuhia rrëzoi tendën e kalçetos në Sarandë, ndërron jetë në spital 22-vjeçari

Emri/ Stuhia rrëzoi tendën e kalçetos në Sarandë,
x
BREAKING NEWS

Tirana po ‘digjet’ nga temperaturat e larta, ndërsa në Sarandë shiu bën namin, ja mbathin pushuesit

Tirana po ‘digjet’ nga temperaturat e larta, ndërsa në
x
BREAKING NEWS

U vra me plumb në kokë/ Zbardhen detaje të reja, ja kujt i përkiste trupi i dekompozuar në Malin e Gramozit (Emri)

U vra me plumb në kokë/ Zbardhen detaje të reja, ja kujt i
x
BREAKING NEWS

Kryeministri holandez habit me deklaratën: Gati u kapëm fizikisht me Ramën në Sofje, Shqipëria ka probleme me...

Kryeministri holandez habit me deklaratën: Gati u kapëm fizikisht me
x

Lifestyle

"Mos luani me zjarrin"/ Lajme të mira dhe ndryshime të mëdha! Ja çfarë parashikon horoskopi për secilin prej jush

"Mos luani me zjarrin"/ Lajme të mira dhe ndryshime të

Shumë persona do mundohet t’iu komprometojnë sot dhe do mundohen t’ua prishin ekuilibrin. Tregohuni sa më të kujdesshëm dhe dëgjoni vetëm zemrën. Për ju që keni një lidhje nuk ka për të qenë ditë e favorshme. Nuk do arrini dot ta përballoni me sukses një krizë që ka filluar në jetën tuaj dhe do ndiheni vërtet keq. Nëse jeni beqarë duhet të bëni më shumë durim që ta ndryshoni statusin tuaj. Asgjë nuk mund të realizohet me inat e me nxitim. Në punë do i keni tashmë çelësat për të hapur edhe dyert më të forta. Reflektimi i kohëve të fundit do ju ndihmojë pamasë. Në planin financiar do jeni më të kujdesshëm se më parë dhe gjendja do mbetet e kënaqshme.

Demi

Hëna do ketë ndikim negativ tek jeta juaj gjatë kësaj dite dhe do ju bëjë të pasjellshëm. Nuk do jeni aspak diplomatë me komunikimin dhe nuk do mendoni se mund të lëndoni të tjerët. Për ju të dashuruarit nuk do jetë një ditë e mire do. Herë pas here do keni debate të forta me partnerin dhe do ndiheni keq. Ju beqarët do futeni në një etapë të re akoma dhe më të bukur se kjo që kishit. Shumë gjëra do ndryshojnë rrënjësisht për ju. Në punë do ju duket sikur jeni më të mirët nga të gjithë dhe duke dashur të bëni çdo gjë vetë mund të gaboni rëndë. Me financat do jeni tej mase të organizuar dhe nuk ka për t'iu dalë asnjë e papritur e pakëndshme.

Binjakët

Herë pas here do ju mungojë besimi në vetvete gjatë kësaj dite dhe mund të ndiheni disi të përhumbur. Ju të dashuruarit do kaloni momente mjaft pozitive sidomos nëse keni kohë në lidhjen e krijuar. Do bëni plane afatgjata dhe do merrni vendime me rëndësi të madhe. Ju beqarët do flirtoni me shumë persona njëherësh, por nuk do arrini dot që të fiksohen vetëm pas dikujt. Në punë do jeni tejet të ngarkuar me detyra dhe nuk do keni kohë të mendoni për të ndryshuar drejtim. Merrini gjërat sa më shtruar. Në planin financiar do dini si t'i rregulloni problemet që keni pasur dhe deri në mbrëmje situata do përmirësohet.

Gaforrja

 

Gjatë kësaj dite nuk do ju ndodhë asgjë e keqe megjithatë duhet vetëm bëni kujdes me impulsivitetin. Për ju të dashuruarit do ketë plot momente të këndshme edhe pse emocionet nuk do jenë aq të forta sa do kishit dashur. Nëse jeni beqarë do realizoni një takim vërtet të veçantë, i cili do ua ndryshojë përgjithmonë jetën. Ja që gjërat më të bukura ndodhin atëherë kur nuk e pret. Në punë, Plutoni dhe Saturni do ju ndihmojnë te jeni më të gatshëm të bëni edhe sakrifica për të arritur atë që dëshironi. Asgjë nuk do jetë e pamundur në fakt. Jupiteri do ju nxitë gjithë kohës të tregoheni kursimtarë me shpenzimet dhe gjendja do mbetet e mirë.

Luani

 

Nëse nuk doni të mërziteni dhe të keni probleme duhet patjetër të ndryshoni disa zakone. Nga ana tjetër mos u dekurajoni edhe sikur t’iu dalin peripeci. Për ju të dashuruarit gjërat nuk do jenë të lehta për t'u kaluar. Herë pas here mund të keni edhe debate me partnerin dhe nuk do ndiheni plotësisht të qetë. Ju beqarët duhet t'i mendoni disa herë gjërat para se të hidhni hapa pasi në të kundërt mund të lëndohen. Në punë do jeni shumë realistë dhe do dini kur dhe si te veproni ne çdo moment. Do i hidhni hapat një nga një dhe nuk do ngatërroheni aspak. Në planin financiar do mbizotërojë gjithë kohës ekuilibri. Do ju dalin paratë edhe për të hequr mënjanë edhe për të shpenzuar.

Virgjëresha

 

Sido që të vijnë punët mundohuni të mos i kundërshtoni gjithmonë të tjetër. Keni për ta parë që jo vetëm marrëdhënia me ta do jetë e mirë, por edhe vetë do ndiheni të qetë. Për ju të dashuruarit, të gjitha vështirësitë që keni pasur më herët do të zhduken si me magji. Keni për t'u ndier më mirë se më parë dhe as nuk do doni ta mendoni të shkuarën. Ju beqarët më në fund do takoni personin për të cilin do iu rrahë zemra fort. Shumë gjëra kanë për të qenë më mirë se më pare për ju. Në punë do shkoni me shumë qejf e dëshirë. Do i bëni gjërat si duhet. Edhe pse financat nuk do jenë shumë të mira, nuk duhet kurrsesi të merrni para borxh pasi do futeni në situata edhe më të ndërlikuara.

Peshorja

 

Ka shumë gjasë të jeni tejet të ndjeshëm gjatë kësaj dite dhe mund të ndiheni në siklet kur t’iu duhet të merrni vendime. Nëse jeni në një lidhje nuk duhet në asnjë mënyrë të merrni vendime të nxituara sepse mund të fillojnë probleme serioze. Nëse jeni beqarë do filloni një aventurë të shkurtër, por mjaft pasionante dhe elektrizuese. Do ndiheni mjaft mirë. Në punë do dini si të përshtateni me detyrat që do iu jepen, por vështirësitë nuk do mungojnë. Në fakt askush nuk i ka gjërat shumë të lehta, por lum ai që duron dhe nuk dorëzohet. Në planin financiar do jeni me fat dhe do keni mjaftueshëm të ardhura edhe për të shpenzuar edhe për të hequr mënjanë.

Akrepi

 

Neptuni dhe Jupiteri do kenë përballje të forta gjatë kësaj dite dhe për pasojë ju do tregoheni irealistë dhe kokëfortë. Ju të dashuruarit nuk do jeni aspak tolerantë me partnerin dhe kjo mund të krijojë herë pas here probleme. Po nuk ndryshuat sjellje ka rrezik të shkoni në ndarje. Ju beqarët nuk do ndiheni ende gati për të filluar një lidhje, por për asnjë moment nuk do mbeteni vetëm dhe nuk do mërziteni. Miqtë do i keni pranë. Në punë do iu jepen disa detyra njëherësh dhe do shpërqendroheni tërësisht. Dëgjojini i këshillat e miqve dhe pranoni ndihmë. Po u treguat mendjemëdhenj do keni veçse humbje. Financat do mbeten ende të njëjta. Kujdes me shpenzimet.

Shigjetari

 

Gjatë kësaj dite nuk do ndodhë ndonjë gjë e jashtëzakonshme, por nuk priten as probleme të mëdha. Do jeni sharmante dhe sensuale sot ju te dashuruarit. Marrëdhënia me partnerin ka për të qenë e jashtëzakonshme dhe emocionet nuk do shterojnë për asnjë çast. Ju beqarët gjithashtu do jeni me shumë fat në dashuri dhe shumë gjëra kanë për t'iu ndryshuar. Në punë do jeni më të përkushtuar dhe kur të futeni në zyrë do e hiqni mendjen nga çdo gjë tjetër. Buxheti nuk do jetë i keq, por nëse tregoheni më të kursyer me shpenzimet gjendja ka për t'u përmirësuar akoma më tepër.

Bricjapi

 

Gjatë kësaj dite nuk do jeni më të pasigurt për ato që doni të bëni përkundrazi do ju rikthehet besimi dhe do ndiheni më të qetë. Ju të dashuruarit do ja kaloni mjaft mirë me partnerin tuaj dhe nuk do doni të ndaheni për asnjë moment prej tij. Do zbuloni edhe një anë tjetër të personalitetit të tij që do ju tërheqë akoma më tepër. Nëse jeni beqarë më mirë të qëndroni edhe pak kohë vetëm sepse do ju dalin mundësi më të mira se sot. Në punë asgjë nuk do ju duket e ndërlikuar dhe do i keni të gjitha mundësitë për të arritur atë që keni pasur në mendje. Në planin financiar bëjini me kujdes llogaritë që mos keni probleme.

Ujori

 

Gjatë kësaj dite do i jepni prioritet absolut jetës tuaj dhe nuk do përqendroheni më tek të tjerët duke i ndihmuar. Për ju që keni një lidhje ekuilibri do mbizotërojë gjithë kohës. Do ndiheni aq mirë me partnerin saqë nuk do ju tundojë asnjë propozim tjetër që do ju bëhet. Nëse jeni beqarë nuk do jeni ende gati për të bërë ndryshime në jetën sentimentale dhe do refuzoni disa mundësi të shkëlqyera që do iu jepen. Në punë do jeni karizmatikë dhe do bëni për vete shefat. Do fitoni çdo pozicion që keni kërkuar. Në planin financiar gjendja do përmirësohet jashtëzakonisht. Përfitoni për të hequr disa para mënjanë.

Peshqit

 

Gjatë kësaj dite do arrini të mbyllni të gjitha plagët e hapura prej kohësh dhe nuk do e ktheni më kokën pas. Ju të dashuruarit do kaloni momente të jashtëzakonshme dhe do e ndieni veten me fat që keni partnerin pranë. Ju beqarët nga ana tjetër do jeni mjaft diplomatë dhe do dini si të joshin personin që pëlqeni. Shumë gjëra do ndryshojnë njëherë e përgjithmonë për ju. Në punë duhet të jeni më të logjikshëm dhe nuk duhet të ndërprisni marrëdhëniet me shefat aktualë. Edhe problemet më të vështira kanë një zgjidhje. Në planin financiar tregohuni sa më vigjilentë dhe mos luani me zjarrin për asnjë moment.