Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Mosha ideale për të lindur fëmijë inteligjentë

Postuar: 23/11/2017 - 22:36

Nëse je ende në të 20-at e tua, ndoshta je familjarizuar me ndjesinë e bombardimit nga njoftimet e fejesave, martesave dhe lindjes së fëmijëve sa herë hyn në Facebook, gjë që ty nuk të duket normale. Që nga viti 2013, mosha mesatare e femrave që kanë lindur fëmijën e tyre të parë ishte 26 vjeç, por një studim i ri sugjeron se femrat duhet të presin edhe pak për të lindur fëmijë.

Sipas Independent, disa shkencëtarë nga “London School of Economics” kanë analizuar të dhënat e 18 mijë fëmijëve britanikë për të përcaktuar efektin e moshës së nënës në rritjen dhe zhvillimin e fëmijës. Ata arritën në përfundimin se vitet e arta për të lindur fëmijë inteligjentë janë të 30-at.
Studimi i publikuar në revistën “Biodemography and Social Biology” ka arritur në konkluzionin se fëmijët që lindin nga femrat në të tridhjetat e tyre kanë më shumë gjasa të jenë inteligjentë, krahasuar me fëmijët e të tjerë që lindin nga nëna në të njëzetat apo dyzetat e tyre. Përveç kësaj, “Nënat që lindin fëmijë për herë të parë në të 30-at e tyre, janë më të arsimuara, kanë të ardhura të mira, kanë shanse të jenë në një marrëdhënie të qëndrueshme, bëjnë një jetë të shëndetshme, dhe e kanë planifikuar shtatzëninë e tyre”, tha studiuesja Alice Goisis për të përditshme “The Times.”
Ndërsa gratë që lindin për herë të parë në të dyzetat e tyre kanë tendencë t’i ushqejnë fëmijët me gji, lexojnë më shumë për mirërritjen e tyre, pinë më pak duhan, megjithatë, fëmijët e këtij grupi femrash kanë më shumë gjasa të bëhen obezë, në krahasim me nënat më të reja, të cilat luajnë më shumë me fëmijët e tyre.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 28

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/11/2018 - 10:53

Sipas psikologëve është parashikuar me saktësi 91%, nëse një marrëdhënie do përfundojë apo jo . Çdo parashikim bazohet në sjelljen që ka çifti. Janë studiuar 4 çifte për të argumentuar 4 mënyra specifike.

Postuar: 20/11/2018 - 07:33

Zbulime të rëndësishme arkeologjike janë shënuar në Duhok, në Administratën Rajonale Kurde në ver

Postuar: 19/11/2018 - 22:40

Keni menduar se si ta përmirësoni orgazmën tuaj?

Postuar: 19/11/2018 - 22:39

Disa kompani emërton ndërtimet apo krijimet me emrin e tyre, ndërsa të tjera hapin anketime në

Postuar: 19/11/2018 - 19:59

Policia e Floridas në SHBA ka arrestuar një kriminel, por ajo që ka tërhequr vëmendjen nuk është

Postuar: 19/11/2018 - 19:17

Do ishte e denjë për skenarët e filmave, por kjo situatë është regjistruar në mes të rrugës dhe ë