BREAKING NEWS

Bien shifrat, MSH publikon bilancin çfarë ka ndodhur në 24 orët e fundit

Bien shifrat, MSH publikon bilancin çfarë ka ndodhur  në 24
x

Lifestyle

Mur për të fshehur të varfrit, ndërtimi u kërkua nga kryeministri për vizitën e Trump

Mur për të fshehur të varfrit, ndërtimi u kërkua nga

Melania dhe Donald Trump nuk duhet ta shohim varfërinë ku jetojnë familjet.

Në zonën ku do të kalojë çifti presidencial amerikan nga aeroporti për në stadiumin mitik “Ahmedabad”, ku është parashikuar të zhvillohet eventi “Si je, Trump”, i organizuar nga ministri Narendra Modi, qeveria po përfundon me shpejtësi ndërtimin e murit 500 metra të gjatë dhe 2 të lartë.

Autoritetet zyrtare indiane, pyetur nga media, thanë se muri po ndërtohet për arsye sigurie, jo për të fshehur lagjet e varfra.

“Reuters” shkruan se përgjegjësi i punimeve bëri të ditur se India nuk do që të duket “llumi” ndërsa kalon Trump nga aeroporti.

“M’u kërkua të ndërtoj një mur sa më shpejt të jetë e mundur. Mbi 150 muratorë po punojnë 24 orë në 24 për të përfunduar projektin”, -tha menaxheri.