
Fatos Klosi: Meta do të bëjë gjithçka për të bllokuar formimin e qeverisë nga PS, pakti PD-LSI nuk e kënaq, presidenti nuk ja ka besën Bashës

Ndodh brenda gjashtë muajve pas infektimit nga Covid-19! Publikohen studimi që tregon çfarë shkakton virusi në trurin e pacientëve

Shkruar nga SOT.COM.AL 26 Janar 2021

Sipas një analize të re, një në tetë persona që e kanë pasur sëmundjen Covid-19 diagnostikohen me sëmundjen e parë psikike ose neurologjike brenda gjashtë muajve nga koha kur kanë dalë pozitivë në testin për koronavirus.
Studimi, i cili ende nuk është rishikuar nga shkencëtarët e tjerë, gjithashtu gjeti se kjo shifër rritet në një në tre persona, në rastet kur pacientët kanë pasur histori të mëparshme të sëmundjeve psikike apo neurologjike, shkruan The Guardian.
Në bazë të rezultateve të kësaj analize, një në nëntë pacientë është diagnostikuar me çrregullime të tjera si depresioni apo goditja në tru, pavarësisht që nuk ka shkuar në spital gjatë kohës kur është përballur me sëmundjen Covid-19, tha udhëheqësi i studimit, Dr. Max Taquet nga Departamenti i Psikiatrisë në Universitetin e Oksfordit.
Hulumtuesit i përdorët të dhënat shëndetësore elektronike për t’i vlerësuar mbi 236 mijë pacientë të hospitalizuar dhe të pahospitalizuar në Shtetet e Bashkuara, të cilët kanë qenë të konfirmuar me Covid-19 dhe që i kanë mbijetuar sëmundjes. Më pas, këta persona u krahasuan me një grup njerëzish që kishte grip dhe një grup tjetër që përbëhej nga persona me infeksione në traktin e frymëmarrjes. Analiza u bë nga 20 janari deri më 13 dhjetor 2020.
Sipas analizës, në të cilën u përfshinë faktorët e rrezikut si mosha, gjinia, raca, kushtet fizike dhe mendore si dhe gjendja ekonomike e sociale, gjasat për çrregullime neurologjike ose psikike pas Covid-it brenda gjashtë muajve janë 33.6 për qind. Rreth 13 për qind e personave të analizuar u diagnostikuan për herë të parë me këto çrregullime.
Në studimin e fundit, hulumtuesit zbuluan se shumica e diagnozave ishin më të zakonshme pas Covid-it sesa pas gripit apo infeksioneve tjera të traktit respirator, gjakderdhjes akute brenda kafkës, demencës dhe çrregullimeve psikotike.
Në përgjithësi, Covid-19 ishte i lidhur me rritje të rrezikut për këto diagnoza, por gjasat ishin më të mëdha te pacientët që kishin nevojë për trajtim në spital.
Më të lexuarat


Kush mund të merrte me mend! Zbulohet fabrika më e vjetër e birrës e ndërtuar 5 mijë vjet më parë, magjepsen ekspertët

Lajme të mira në punë dhe në dashuri për këtë shenjë të horoskopit! Mësoni çfarë kanë rezervuar yjet sot për ju

Do ketë tradhti dhe plotësim dëshirash! Meri Shehu rendit shenjat më me fat të muajit Mars

“Do t’iu realizohet plani që mezi e keni pritur”, Meri Shehu zbulon çfarë kanë rezervuar yjet për ju për muajin mars dhe cila do të jetë shenja më me fat e horoskopit

Problemet shkojnë drejt zgjidhjes/ Parashikimi i horoskopit për ditën e sotme, zbuloni surprizat që kanë rezervuar yjet për shenjën tuaj

Bëhuni gati për një javë shpërthyese e plot të papritura, çfarë kanë parashikuar yjet për datat 1-7 mars

Del horoskopi mujor, ja si do jetë Marsi për të gjitha shenjat, njihuni me surprizat e mëdha që iu presin

Do të merrni lajme të rëndësishme sot. Kini kujdes nga.../ Ja çfarë parashikojnë yjet për ditën e parë të pranverës

Janë dominues dhe pasionantë! Njihuni me 3 shenjat më të zjarrta të horoskopit

Mundësi të reja iu presin/ Parashikimi i horoskopit për ditën e sotme, zbuloni surprizat që kanë rezervuar yjet për shenjën tuaj
