BREAKING NEWS

Përditësimi zyrtar/ Rritet sërish numri i të prekurve me Covid-19, Ministria zbulon shifrat e 24 orëve të fundit

Përditësimi zyrtar/ Rritet sërish numri i të prekurve me
x

Lifestyle

Ndodh rrallë por ndodh, pandemia nuk kursen as kafshët, del pozitive macja

Ndodh rrallë por ndodh, pandemia nuk kursen as kafshët, del pozitive

Pas qenit në Hong Kong, është radha e maceve të para pozitive në Covid-19. Ngjarja është regjistruar në Belgjikë.

"Kohët e fundit, fakulteti i mjekësisë veterinare në Liège raportoi se një infeksion koronavirus ishte përhapur te një mace. Felini jetonte me pronarin e saj, i cili filloi të tregojë simptomat e virusit një javë para mace", tha Steven Van Gucht, president i komitetit shkencor belg dhe drejtues i sektorit të sëmundjeve virale në Sciensano, Instituti Kombëtar belg për Shëndetin e Publikut dhe Kafshëve. Lajmi u raportua në “The Brussels Times”.

"Ne duam të theksojmë se ky është një rast i izoluar. Nuk ka asnjë indikacion se është i zakonshëm. Për më tepër, në këtë rast, ne po flasim për një transmetim nga njeriu te kafshët, jo anasjelltas. Rreziku i transmetimit nga kafshët te njeriu është shumë i vogël", shtoi ai.

Virusi mund të mbijetojë në objekte, për disa orë ose edhe ditë, sipas Shëndetit Publik në Belgjikë.