BREAKING NEWS

Këshilli Politik ul siparin, Basha bën lëvizjen e radhës, zbulohet se çfarë do të ndodhë nesër në orën 11:00

Këshilli Politik ul siparin, Basha bën lëvizjen e radhës,
x

Lifestyle

Ndotja e shtëpisë është e dëmshme për shëndetin po aq sa dhe ai i qytetit. Ja se si mund ta ruajmë ambientin ku jetojmë

Ndotja e shtëpisë është e dëmshme për

Vlen të mendohet për këtë: ne ndotim shtëpitë tona. Dhe meqenëse kalojmë shumicën e kohës në ambiente të mbyllura, mund të thithim shumicën e ndotësve. Përkundër asaj që dikush mund të mendojë, në fakt, ajri në ambiente të mbyllura është larg nga i shëndetshëm dhe mund të ndotet më shumë se ai i jashtëm edhe në qytete.

Në shtëpi, zyra, shkolla ose palestra, pluhurit dhe gazet që depërtojnë nga jashtë, përmes dyerve dhe dritareve, u shtohen edhe një mori molekulash të tjera të dëmshme të prodhuara brenda.

Komiteti Shkencor për Rreziqet e Mjedisit dhe Shëndetit i Komisionit Europian numëroi 900 të tilla, duke i ndarë ato sipas llojit, midis atyre që gjenerohen nga djegia (e cigareve, por edhe e vatrave të zjarrit, sobave), komponime organike të paqëndrueshme (të cilat lëshohen nga materiale ndërtimi, orendi por edhe produkte të pastrimit të shtëpive) dhe alergjenëve, të lidhura me praninë e pluhurit, mykut dhe kafshëve shtëpiake.

Në përgjithësi, vlerësohet se 2.7% e sëmundjeve në Europë janë disi të lidhura me ekspozimin ndaj ndotjes së shtëpisë. Këto janë kryesisht sëmundje të frymëmarrjes (astma, infeksionet, alergjitë), sëmundjet kardiovaskulare, por edhe disa lloje kanceri. Ndryshe nga sa ndodh me ndotjen e ajrit në natyrë, megjithatë, individët mund të bëjnë shumë për të ulur përqendrimin e molekulave të dëmshme në shtëpi.

Sipas Shoqatës Europiane të Respiratorëve, masa më efektive për të përmirësuar cilësinë e ajrit në shtëpi është mos të pihet duhan dhe mos të lejohen të tjerët ta bëjnë këtë. Testet e kryera në shtëpitë europiane tregojnë se përqendrimi i pluhurit të imët, formaldehidit, benzenit dhe substancave të tjera të dëmshme janë shumë më të larta tek ata që pinë duhan. Dhe kjo gjithashtu ndodh kur janë të pranishme burime të tjera të rëndësishme të ndotjes, siç janë sobat me dhe djegia nga peleti.