BREAKING NEWS

Fillon sëpata e SPAK mbi familjarët e Berishës, Shkëlzeni thirret si dëshmitar për “Gërdecin”, ja faksimilet që e fundosin, zbardhen provat që tregojnë djalin e “non gratës” si pronar në hije të biznesit të vdekjes, si i vendosi ministrat nën urdhrat e...

Fillon sëpata e SPAK mbi familjarët e Berishës, Shkëlzeni
x
BREAKING NEWS

Deklarata e SHBA për “non-gratën” dhe kërcitja e prangave për familjarët e tij “tërbojnë” Sali Berishën, kreu i “Foltores” akuza, kërcënime dhe sulme ndaj SPAK

Deklarata e SHBA për “non-gratën” dhe kërcitja e
x
BREAKING NEWS

Fillon “hemorragjia” te grupi i dezertorëve të PD, Dash Sula, Lefter Gështenja dhe “rapsodi” Gjekmarkaj distancohen nga Sali Berisha pas ultimatumit amerikan

Fillon “hemorragjia” te grupi i dezertorëve të PD, Dash
x
BREAKING NEWS

Plas sherri në çetën anti-amerikane, Berisha i pret shpresat Bardhit për Sekretar të Përgjithshëm, deklaron se Noka është numri 2, “Foltorja” presion Gjykatës së Lartë për vulën para se të krijojë parti të re

Plas sherri në çetën anti-amerikane, Berisha i pret shpresat
x
BREAKING NEWS

Çfarë ndodhi në SHBA midis Yuri Kim dhe Edi Ramës, pse kryeministri shqiptar censuroi takimin me ish-ambasadoren amerikane?

Çfarë ndodhi në SHBA midis Yuri Kim dhe Edi Ramës, pse
x
BREAKING NEWS

Rëndohen pozitat e Edi Ramës në SHBA, McGonigal pranon akuzën e ryshfetit 225 mijë USD për lobimin e kryeministrit shqiptar, ish-agjenti i FBI rrezikon 5 vite burg për dosjen shqiptare

Rëndohen pozitat e Edi Ramës në SHBA, McGonigal pranon
x
BREAKING NEWS

Pagat 900 euro në shtet, zbardhet kalendari i rritjes së rrogave në sektorin publik, ja kur do ta përfitojnë shtesat mësuesit, policët, ushtarakët, mjekët dhe infermierët

Pagat 900 euro në shtet, zbardhet kalendari i rritjes së rrogave
x
BREAKING NEWS

McGonigal pranoi akuzat për lobim kundër PD-së, Basha del me reagimin e fortë: Sali...

McGonigal pranoi akuzat për lobim kundër PD-së, Basha del me
x

Lifestyle

Ndryshimi i stinëve e bën më të vështirë zgjimin në mëngjes

Ndryshimi i stinëve e bën më të vështirë zgjimin

Nëse zgjimi në mëngjes është një mision i vështirë për ju, atëherë fajësoni ndryshimin e stinëve. Ekspertët mjekësorë shpjegojnë se me ardhjen e pranverës, moti dhe humori ndryshojnë me shpesh se zakonisht.

Nëse ndiheni të lodhur në mëngjes, jeni akoma në kohë për të rifituar energjinë. Kjo arrihet duke ndryshuar mënyrën e të fjeturit, regjimin ushqimor dhe duke kryer më shumë aktivitet fizik.

Ushqyerja e mirë është tepër e rëndësishme për të pasur një fillim të mbarë në mëngjes jo vetëm gjatë dimrit por edhe tranzicionit të stinëve. Tek ky artikull i AgroWeb.org do të gjeni disa këshilla të vyera që do e bëjnë zgjimin në mëngjes jo aq të vështirë. Këto këshilla janë të rëndësishme, sepse vështirësia në të fjetur dhe për t’u zgjuar, ju bën më të lodhur gjatë ditës, nxit dhimbjet e kokës dhe ju shtyn të hani më shumë ëmbëlsira.

Duke nënvizuar rëndësinë e gjumit, ekspertët thonë se nëse flini më pak se gjashtë orë, nëse flini më shumë se 9 orë, nëse bëni gjumë të ndërprerë, sistemi imunitar dobësohet, metabolizmi ngadalësohet dhe gjendja mendore përkeqësohet.

Melatonina është e nevojshme për një gjumë cilësor. Prodhimi i saj nxitet nga errësira.

Ekspertët e AgroWeb.org thonë se për të arritur këtë, duhet të fikni të gjitha pajisjet elektronike që lëshojnë një ndriçim të vështirë. Sasia më e madhe e melatoninës çlirohet në orën 2 të mëngjesit, kur gjumi është më i thellë.

Bëni një banjë të ngrohtë, qetësohuni përpara gjumit dhe përpiquni mos të hani pas orës 20.00.

Një mëngjes i shëndetshëm përbëhet nga vezët, djathi, gjiza, qumështi, gjalpi, avokado dhe arrat. Dreka dhe darka duhet të përbëhen nga perimet dhe proteinat.

Ju duhet të kufizoni karbohidratet dhe të konsumoni më shumë lakër dhe lulelakër. Ato përmbajnë vitaminë K dhe kalçium që ju mbrojnë nga radikalet e lira.

Mos lini mënjanë panxharin dhe spinaqin që përmbajnë antioksidantë dhe enzimën Q10. Konsumoni më shumë arrorë, çokollatë të zezë, presh, shparg, thjerëza jeshile dhe qepë.

Supa e mishit është burim i shkëlqyer kolagjeni. Frutat e pyllit, karrotat, portokallet, specat dhe barishtet duhen konsumuar me bujari. Qepët, majdanozi dhe sallata jeshile duhet të jenë pjesë e regjimit tuaj ushqimor. Mos harroni peshkun të paktën dy herë në javë. Ai e furnizon organizmin me acidet yndyrore Omega-3.

Shmangni stresin, është këshilla më e përsëritur por më e vyer nga të gjitha. Optimizmi është thelbësor për një jetë dhe shëndet të mirë.

Mirëpo, aktiviteti fizik është i nevojshëm për të përmirësuar nivelet e energjisë dhe do ju falë shumë gjallëri. Falë aktivitetit fizik, truri do të furnizohet me më shumë energji. Rrjedhimisht ju do të keni një kujtesë të fortë. Mjafton ecja për të larguar stresin dhe ankthin dhe për të pasur një shëndet mendor optimal.

Gjatë aktivitetit fizik, trupi çliron endorfinë, që ju ndihmon të luftoni depresionin. Për një jetë të shëndetshme kryeni të paktën 30 minuta aktivitet fizik në tre ditë të javës.