BREAKING NEWS

'Testi i uthullës', mësoi si funksionon taktika që aplikon ushtria amerikane për të zbular personat e infektuar nga COVID-19

'Testi i uthullës', mësoi si funksionon taktika që
x

Lifestyle

“Ne kemi të gjithë virusin, na, na, na”, turistët britanikë u bëjnë karshillëk policëve në Spanjë, pavarësisht masave kundër grumbullimeve

“Ne kemi të gjithë virusin, na, na, na”, turistët

Turistët britanikë janë filmuar duke brohoritur “Të gjithë kemi gripin, na, na, na, na!” dhe përhumbjen e policisë në Spanjë ndërsa kundërshtojnë bllokimin e vendit gjatë shpërthimit të koronavirusit.

Pamjet tregojnë rreth 50 britanikë, disa edhe pa bluza, dhe të tjerë që shfaqen të rrëkëllejnë kanaçe me birra, duke bërtitur jashtë një blloku banesash në Benidorm, ndërsa oficerët përpiqen t'i fusin ata brenda.

Spanja, e cila po përjeton shpërthimin e dytë më të madh në Evropë, ka hyrë në një gjendje të jashtëzakonshme, duke ndaluar njerëzit të dalin jashtë, përveç se të blejnë ushqim, të shkojnë në punë ose të marrin ndihmën mjekësore, për 15 ditë.

Rastet në vend janë rritur me 1000 në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin në 8744. Ndërsa numri i viktimave ka arritur në 297.