Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Nëntë mënyra për të zbuluar nëse dikush po ju gënjen

Postuar: 10/08/2018 - 11:35

Sytë

 
Kontakti me sy mund të jetë një tregues i fortë i pandershmërisë. Për shembull, nëse dikush po bën shumë pak ose më shumë seç duhet kontakt me sy, ka gjasa që ky person po të gënjen. Thyerja e kontaktit me sy gjatë bisedës është krejtësisht e natyrshme, por nëse dikush po gënjen, ai / ajo do të zbulohet nga kontakti i tepërt me sy ose mungesa e plotë e tij.
Koka
 
Personi që po gënjen, ndoshta do të tundi kokën e tij / saj përballë asaj që thuhet. Një shenjë tjetër që një person është duke gënjyer është nëse ai / ajo ngurron pak para se të miratojë duke tundur kokën.
 
Hunda
 
Njerëzit e pandershëm shpesh prekin hundët e tyre kur ata janë duke gënjyer. Ky është një tregues fizik që mund t’ju ndihmojë të përcaktoni nëse jeni duke u mashtruar.
 
Goja
 
Një person i cili po gënjen, mund t’i fshehë buzët ose të mbulojë gojën në mënyrë të pandërgjegjshme, në përpjekje për të parandaluar gënjeshtrën që të dalë.
 
Frymëmarrja
 
Ndërkohë që dikush është duke ju gënjyer, ai / ajo fillon të marrë frymë më shpejt ndërsa flet. Frymëmarrja aq e shpejtë, është pasojë ose e përfundimit të një maratone, ose e një gënjeshtre të madhe për ju.
 
Përsëritja
 
Një person i pandershëm do të përsërisë të njëjtat fraza ose fakte duke menduar se duke theksuar dhe duke thënë të njëjtën gjë pa pushim ai / ajo do të duket më bindës.
 
Zëri
 
Kushtojini vëmendje ndryshimeve të pazakonta të zërit, a është më i lartë apo më i ulët se zakonisht, a është më i shpejtë apo më i ngadaltë? Një gënjeshtar nuk do të jetë në gjendje të kontrollojë tërësisht tingëllimin e zërit, kështu që do të jetë e lehtë të dalloni nëse jeni duke u gënjyer nga dikush.
 
Duart
 
Pozicioni i duarve mund t’ju tregojë nëse një person është një mashtrues apo njeri i besueshëm, shkruan bota.al. Shenjat e mundshme që një person është një gënjeshtar janë: kruarja e hundës, prekja ose mbulimi i buzëve ose shtrëngimi i grushteve.
 
Trupi
 
Një person i sinqertë përkulet ndaj personit tjetër kur është i angazhuar në një bisedë. Por një gënjeshtar do të lëvizë ose do të largohet pa mendje.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 1

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 15/08/2018 - 23:39

Koncepti i “virgjërisë” femërore ka një histori të ndërlikuar, që shpesh ka qenë (gab

Postuar: 15/08/2018 - 23:27

Të gjithë mendojmë se gjatë aktit seksual mund të shohim e mund të kuptojmë çdo gjë që po ndodh r

Postuar: 15/08/2018 - 23:07

Nuk ka kënaqësi më të madhe se biseda dhe koha e shpenzuar më shoqen më të mirë.

Postuar: 15/08/2018 - 23:00

 Duhani: Është diçka klasike, të bëni seks dhe më pas ta ndizni një cigare.

Postuar: 15/08/2018 - 22:48

Lanice Lorraine është gyshja 75-vjeçare që po sfidon të gjitha 20-vjeçaret e sotme.

Postuar: 15/08/2018 - 21:57

Është gjithmonë mirë të nxehësh pak situatën në dhomën e gjumit dhe ky pozicion i ri po entuziazm