
Pak kohë para zgjedhjeve, vjen një tjetër ‘shuplakë’ e fortë për Monika Kryemadhin / Damian Gjiknuri jep lajmin, ja çfarë ka ndodhur në Vlorë

“Nëse ajo vdes përpara meje, kjo është dëshira ime e vetme për të bukurën time”/ I mjekoi krahun e thyer! Historia që do iu lërë pa fjalë e mjellmës që ndjek Rexhepin prej 37 vitesh, e pazakontë ç’bëjnë ato për njëri-tjetrin

Shkruar nga SOT.COM.AL 5 Shkurt 2021
Ishte viti 1984 kur Rexhep Mirzan, gjeti në një fshat të largët të provincës Edirne në Turqi, një mjellmë të vogël me krahun e thyer. Burri punonte si postier dhe kishte shkuar atje për të shpërndarë letrat.
Pasi mbaroi punën, vendosi që shpendin ta marrë me vete në shtëpi. I kuroi krahun e thyer duke ia lidhur me copa druri e litarë dhe e ushqeu, derisa mjellmës i erdhën sërish fuqitë.
Por momenti i largimit të këtij shpendi shtegtar nuk erdhi kurrë. Mjellma nuk u largua dhe qëndroi për plot 37 vite me Rexhep Mirzan.
Media në Turqi i ka kushtuar një artikull kësaj miqësie prej thuajse 4 dekadash mes njeriut dhe shpendit.
“Isha në fshat kur e pashë të bukurën time. E mora në makinë dhe pasi mbaruar me shpërndarjen e postës e solla në shtëpi. Kur u shërua ajo mund të kishte ikur fare kollaj, por nuk e bëri. Tani jam 63 vjeç dhe qëndroj me të që prej vitit 1984. Edhe kur ka përmbytje në zonën tonë, ajo nuk ikën.
Rexhep e mban mjellmën në një kotec në pjesën e pasmë të shtëpisë së tij dhe pasditeve, bëjnë shëtitje bashkë. 63 vjeçarit prej vitesh i ka ndërruar jetë e shoqja, por të paktën e ka një bashkëudhëtar në pleqëri.
‘Shpresoj që unë dhe ‘Garip’ (në turqisht do te thotë i ‘vetmuar’) të jetojmë për një kohë të gjatë. Nëse ajo vdes përpara meje, dëshira ime është që t’i ndërtoj një varr”-thotë burri.
Simbol i pastërtisë dhe fisnikërisë, ky lloj i mjellmës, që emrin shkencor e ka Cygnus cygnus, jeton reth 35 vjet në natyrë të lirë, por shumë më gjatë në vende të strehuara dhe në parqe natyrore.
Më të lexuarat


Muaji Mars do të vijë me probleme për këto shenja të horoskopit

I kanë shtëpitë gjithmonë dritë, gratë e këtyre 3 shenjave të horoskopit janë amvisa me nam. Po ju ku e gjeni veten?

Realizim dëshirash dhe lajme të mira për këto shenja të horoskopit! Ja si e parashikojnë yjet ditën e sotme

Vendosni gjethe dafine poshtë krevatit dhe do të befasoheni nga ajo që do t’iu ndodhë

“Çiftet e Zodiakut më me fat dhe më problematikë”, numerologu i njohur zbulon çfarë i pret këto shenja në muajin mars: Duhet të bëjnë kujdes deri nga data 20...

Kujdes me fjalët/ Parashikimi i horoskopit për ditën e sotme, zbuloni surprizat që kanë rezervuar yjet për shenjën tuaj

Një lajm i mirë po vjen për këtë shenjë! Kujdes nga.../ Mësoni se çfarë parashikon horoskopi i ditës së sotme për secilin prej jush

Nuk ndalen as përballë frikërave më të mëdha, këto janë shenjat më të guximshme të horoskopit

Sot do të jetë një ditë perfekte/ Parashikimi i horoskopit, zbuloni surprizat e bukura që presin shenjën tuaj dhe ku duhet të tregoni kujdes

A jeni dhe ju njëri prej tyre? Njerëzit me zemrën më të madhe iu përkasin këtyre shenjave të horoskopit
