Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Nëse ushqehemi në mënyrë të ekuilibruar, ruajmë burimet e ujit në natyrë

Postuar: 12/09/2018 - 17:26

Për të ruajtur burimet e ujit të planetit, nuk është e nevojshme të merren masa drakoniane, mjafton që të hani në mënyrë të ekuilibruar, duke përdorur më pak mish dhe yndyrna, sipas një studimi të publikuar në revistën “Nature Sustainability”.

“Kalimi në një dietë të shëndetshme nuk është e dobishme vetëm për shëndetin e njeriut, por mundëson gjithashtu që të kursehet shumë uji”, shpjegon Davy Vanham, i Qendrës së Përgjithshme të Kërkimit (JRC) të Komunitetit Europian në Ispra (veri të Italisë).

Davy Vanham dhe kolegët e tij kanë studiuar të ushqyerin dhe impaktin mbi konsumin e ujit në 43 786 komuna në Britani të Madhe, Francë dhe Gjermani.

Vërejtja e parë është që individët konsumojnë shumë sheqer, vajra, yndyrna, mish të kuq, qumësht dhe djath, por jo mjaftueshëm perime dhe fruta.

Sipas studiuesve kjo ushqyerje e paekuilibruar, kërkon shumë ujë. Sipas përllogaritjeve kjo lloj diete kërkon që një person të pijë 3,3 deri në 5,1 litra uji në ditë.

Por nëse personat do të ndjekin rekomandimet zyrtare për shëndetin në aspektin e ushqimit si ato të OBSH-së (Organizata Botërore e Shëndetësisë), këto konsume të ujit do të binin me 19-35%.

Konkretisht duhet të hahen të paktën pesë fruta dhe perime në ditë, tre nënprodukte qumështi, produkte me përmbajtje amidoni në çdo vakt si dhe bishtajat dhe drithëra, proteinat me prejardhje nga kafshët një ose dy herë në ditë, të limitohen yndyrnat, produktet e ëmbëla dhe të kripura, si dhe të limitohet me 500 gramë në javë konsumimi i mishit, me përjashtim të shpendëve.

Madje sipas studiuesve një dietë vegjetariane e ekuilibruar do të mundësonte që të binte konsumi i ujit me 35-55%.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 3

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/09/2018 - 10:42

Kur dikush nuk sillet mirë me ty, pyetja e parë që zakonisht i bën vetes është: A e meriton një s

Postuar: 19/09/2018 - 23:48

 Ekspertët që merren me marrëdhëniet në çift kanë zbuluar se cilat janë disa nga gënjeshtrat

Postuar: 19/09/2018 - 23:28

Pronari i një maceje mbeti i tronditur kur kafsha e tij çoi në shtëpi një qese plot me drogë të k

Postuar: 19/09/2018 - 22:56

Pabesia nuk është një situatë e lehtë për t’u asimiluar, kur ndodh, shumë gjëra janë shka

Postuar: 19/09/2018 - 22:39

Psikologu i njohur nga Goettingeni, RagnarBeer, ka bërë një hulumtim në të cilin kanë marrë pjesë

Postuar: 19/09/2018 - 20:32

Një shofer autobusi është filmuar duke puthur një 17-vjeçare.Ngjarja ka ndodhur në Angli, ku treg