BREAKING NEWS

Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat, ja sa raste të reja ka pasur në 24 orët e fundit

Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon
x
BREAKING NEWS

Vdes 33-vjeçari në Sarandë, dyshimet e para

Vdes  33-vjeçari në Sarandë, dyshimet e para
x
BREAKING NEWS

Hajduti i grabit makinën ministrit shqiptar, si tentoi të arratisej nga pika kufitare e Morinës

Hajduti i grabit makinën ministrit shqiptar, si tentoi të arratisej
x
BREAKING NEWS

Rikthehen temperaturat e larta në Shqipëri, ja sa mund të zgjasë

Rikthehen temperaturat e larta në Shqipëri, ja sa mund të
x
BREAKING NEWS

Foto/ Ekzekutuan Brilant Martinaj në atentatin në Fushë-Krujë, zbardhen detaje të reja, ja makina e përdorur nga autorët

Foto/ Ekzekutuan Brilant Martinaj në atentatin në
x
BREAKING NEWS

Stoltenberg takon Vuçiçin dhe e paralajmëron: Kemi rritur praninë ushtarake në veri të Kosovës, do veprojmë nëse...

Stoltenberg takon Vuçiçin dhe e paralajmëron: Kemi rritur
x
BREAKING NEWS

Çmimet e larta/ Ish-presidenti Meta i bën thirrjen e fortë qeverisë: Ulni çmimin e karburanteve, jepini fund rrjepjes

Çmimet e larta/ Ish-presidenti Meta i bën thirrjen e fortë
x
BREAKING NEWS

10 ditë i ‘zhdukur’ më i kërkuari i botës së krimit, edhe SHISH ngrihet në këmbë në kërkim të Ervis Martinajt! Kontrollohen bazat në 5 qytete, ja çfarë po tentohet përmes qelizave telefonike

10 ditë i ‘zhdukur’ më i kërkuari i botës
x

Lifestyle

Nga alergjitë, dhimbjet e gjymtyrëve tek sëmundjet e brendshme, zbulohet çfarë ka përdorur Baba Vanga për të trajtuar sëmundjet

Nga alergjitë, dhimbjet e gjymtyrëve tek sëmundjet e brendshme,

Parashikuesja e famshme e verbër ka pasur ilaçin nga natyra për çdo sëmundje

Parashikuesja më e famshme botërore, Baba Vanga, nuk ka pasur probleme me mjekësinë moderne, mirëpo vetë kurrë nuk ka kërkuar ndihmë nga ajo.

Baba Vanga, e cila vdiq në moshën 85 vjeç, në vitin 1996, njihej gjithashtu si ‘Nostradamusi i Ballkanit’.

Aknet

Para se të shkoni të flini gjumë, qitni në fytyrë kompresën – leckë pambuku apo gazë të cilën më parë e keni njomur në ujë në të cilin keni zier bimët e shkumëzës, balsamit dhe shtogut.

Alergjia

Një lugë të vogël pelini të thatë njomeni në një filxhan të vogël me ujë të ftohtë dhe lëreni gjatë natës, në mëngjes kullojeni dhe pini tri herë në ditë pas racionit, ashtu që një lugë të madhe të ujit ta përzini me pak mjaltë.

Për pengimin e alergjisë: pini nga një gotë të vogël në ditë verë pelini gjatë pranverës.

Anemia

Bluani 100 gramë fruta të thata mullage.
Gjysmë luge të atij pluhuri përzieni në një gotë qumësht të freskët delesh dhe pini një herë në ditë.
Për shije më të këndshme mund të shtoni pak mjaltë.

Artriti

Në sasi të madhe uji zini 10 rrënjë ciklamine.
Atë përzierje qiteni në vaskë dhe kur të ftohet deri në temperaturë të përshtatshme, hyni në vaskë.
Uji do të duhej ta mbulojë gjithë trupin, andaj shtrijuni në vaskë derisa të mos ftohet.
Procedura do të duhej të përsëritej 10 herë, ashtu që të njëjtën përzierje mund ta përdorni dy herë (të ringrohur).

Artriti (receta 2):

Zieni 20 rrënjë ciklamine në 10 litra ujë.
Çdo mëngjes dhe çdo mbrëmje njomeni më parë këmbët, pastaj edhe duart në atë dush, dhe në fund qitni në kokë tri herë.

Astma

Pini çaj nga lule thundërza (lëpusha, mjekra e dhisë, lëpusha, fletë të bardha lëpushe).

Dhembjet e shpinës

Lyeni shpinën me mjaltë, dhe gjatë masazhit lëkurën tërhiqeni në drejtimin lart.

Dhembjet e gjoksit, te femrat (çekuilibri hormonal)

Bëni kompresë nga lëngu i zier të pelinit dhe thundërza.
Njomeni leckën e pambukut në atë ujë, kullojeni dhe mbështillni gjithë gjirin.
Sipër qitni fashë të lehtë që të mbajë leckën me kompresat dhe lëreni gjatë gjithë natës.

Dhembjet e lukthit (të shoqëruara me krupë dhe vjellje pas konsumimit të ushqimit të yndyrshëm)

Përzini lëngun e gjysmës së limonit me gjysmë luge të vogël sodë bikarbonati dhe pini.

Dhembjet e këmbëve

Pasi që t’i keni larë mirë këmbët në ujë të vakët, lyeni me yndyrë derri dhe mbathni çorape të lehta pambuku dhe flini me to.

Dhembja e lukthit

Përgatitni çaj nga borziloku, kamomili dhe nenexhiku i gjelbër.
Në 600 ml ujë qitni një lugë supe çaj që të vlojë tre minuta.
Pini nga një filxhan të vogël pas ushqimit.

Përflakja e bronkeve

Zieni një fletë dafine në 100 ml ujë, derisa gjysma e ujit të avullojë.
? Tri herë në ditë merrni nga një lugë.

Bronkiti

Qëroni një qepë dhe hiqjani mesin dhe mbusheni me një lugë sheqer.
Çdo ditë hani nga një qepë të përgatitur në këtë mënyrë.

Bronkiti kronik

Çdo mëngjes pini nga një filxhan të vogël çaj nga kumaku në lukth të thatë.

I thati

Bëni një pogaçe të vogël nga mielli i thekrës, qumështi dhe djathi i freskët.
Vendoseni në vendin keni dhembje gjatë natës.

Diabeti, gjendja fillestare

Njomni majat e manave, kulloni dhe pini gjatë ditës.

Ekzema

Një buqetë lulesh të fushës zieni dhe atë qiteni në vendin me puçërr në lëkurë.

Gastriti

Çdo mëngjes në lukth të thatë pini një filxhan të vogël çaj nga shelgu i bardhë.
 Pastaj pini një filxhan qumësht.

Dhembja e kokës

Lani kokën në ujin në të cilin më parë keni zier marajën.

Dhembja e kokës me dhembje të veshëve

Bëni karamele nga 1 lugë sheqer.
Kur të marrë ngjyrën e errët, qitni një gotë ujë, përzieni dhe pini sapo karamelja të shkrihet tërësisht. ? ? Pini një deri në dy filxhanë të vegjël në ditë.

Kërpudhat në këmbë dhe aroma e pakëndshme

Zini kafe të fortë dhe disa herë futni gishtat në kafe, bashkë me fundërrinën e kafes.

Kërpudhat në gishtat e këmbëve

Lani mirë këmbët dhe njomni në uthull vere.
Flini me çorape të pastra të cilat më parë i keni njomur në uthull.

Përflakja e fytit

Bëni çaj nga trumza, kamomili dhe shqemja.
Pini gjatë ditës.

Ngërçet

Flini në jastëk të mbushur me sanë mali.

Imuniteti

Një herë në muaj lajuni me ujin në të cilin keni zier trumzën.

Përflakja e vezoreve

Zieni lakrën e freskët, qitni qumësht.
Femra duhet të qëndrojë një kohë mbi atë avull.

Mëlçia e sëmurë

Bëni pluhur nga 100 gramë bar cubi.
Shtoni 100 gramë miell dhe ujë dhe bëni qull.
Nga qulli bëni 60 toptha të vegjël.
Thani dhe mbani në vend të ftohtë.
? Para se të filloni të merrni në mënyrë orale, patjetër pini njëherë magnez-sulfat (kripë e hidhur) për pastrim.
? Një muaj nga një topth çdo mëngjes dhe mbrëmje.

Shtypja e lartë e gjakut

? Në një gotë qitni një lugë veshtull të bardhë dhe qitni sipër ujë të ftohtë deri në grykë.
 Lini gjatë natës dhe pini në mëngjes në lukth të thatë vetëm lëngun.

Rrahja e fortë e zemrës

 Njomni një kokërr sheqer në një gotë ujë dhe pini.

Rrahja e zemrës në bazë nervore

Gërryeni lëvore limoni 500 gr, shtoni 200 gramë mjaltë dhe 40 bërthama të bluara kajsie.
Merrni nga një lugë në mëngjes dhe në mbrëmje.

Migrena:

Në 600 ml ujë të vluar qitni tri lugë anason dhe zieni pesë minuta.
Pini tri herë në ditë nga një filxhan të vogël para ushqimit.

Pagjumësia

 Futni në jastëk sanë livadhesh apo kulpër dhe flini.

Temperatura

Zieni rrushin e thartë në ujë dhe me të lageni të sëmurin.
Pastaj lyeni me yndyrë derri dhe me raki rrushi.

Venat e zgjeruara

Në dy gota ujë të ftohtë qitni një lugë hi nga druri i qarrit dhe lini të qëndrojë gjatë natës.
Në mëngjes me kujdes ndani ujin e kthjellët dhe pini nga një lugë në mëngjes dhe në mbrëmje pas ushqimit, derisa të pini gjithë sasinë.

Sinuset

Gjatë dy deri tri ditë një herë në ditë në të dy vrimat e hundës qitni nga disa pika qumësht lope.

Sëmundjet e zemrës, mbrojtja

Katër herë në vit katër ditë rregullisht pini çaj nga lulet e murrizit.

Kapsllëku:

Piqni një mollë dhe lyejeni me karamele. Pini të ftohtë.